Shtatzënia: Kur duhet të keni fëmijën tjetër?

Metodat moderne të kontrollit të lindjes nënkuptojnë se shumica e çifteve mund të “planifikojnë” familjet e tyre. Ne ditët e sotme është evidente sidomos prirja “perëndimore” drejt familjeve të vogla. Shumë prindër të ardhshëm pyesin se cila është diferenca më “e mirë” ndërmjet fëmijëve.

Për shumë vite doktorët kanë vënë re se, nëse një grua mbetet shtatzënë shumë shpejt pasi ajo ka sjellë në jetë një fëmijë, ekziston një shans i madh që fëmija i ardhshëm të jetë i vogël ose i lindur para kohe.

Studiuesit që kanë studiuar më shumë se 150,000 fëmijë të lindur ndërmjet viteve 1989 dhe 1996 tashmë konfirmojnë se koha më e mirë për fëmijën e rradhës për t’u konceptuar është 18 deri në 23 muaj pasi vëllai ose motra e madhe kanë lindur.

Krahasuar me fëmijët e konceptuar gjatë kësaj kohe, ata të konceptuar brenda 6 muajve nga lindja e mëparshme kanë një shans 40% që të jenë të parakohshëm apo të vegjël në lindje. Interesante është kur ndërmjet fëmijëve ka një diferencë. Foshnjat e lindura 10 vjet pas fëmijës së parë kanë më shumë gjasa për të qenë të vegjël apo të parakohshëm.

Është e qartë se ka shumë faktorë që duhen marrë në konsideratë kur vendoset për hapësirën ndërmjet fëmijëve. Obstetrika moderne dhe kujdesi ndaj fëmijës thotë se e ardhmja është ende shumë e mirë për foshnjat e vogla dhe të parakohshme. Por, për ata që duan të minimizojnë edhe rrezikun më të vogël, tani ekziston një boshllëk “ideal” në moshat e fëmijëve.