Megjithëse është pak më i gjatë se 2.5 cm nga maja e kokës deri në të ndenjurat dhe peshon më pak se 7 gram, foshnja juaj tashmë e ka plotësuar pjesën më kryesore të zhvillimit të saj. Ky është fillimi i të ashtuquajturës periudhë e fetus-it, koha kur indet dhe organ-et në trupin e tij rriten dhe piqen me shpejtësi.

Ai gëlltit lëng dhe ngre një stuhi. Organet jetësore, duke përfshirë veshkat, zorrët, truri dhe mëlçia (të cilat krijojnë qelizat e kuqe të gjaku-t në vend të qeskës albuminë-s që tashmë është zhdukur), janë në vendin e tyre dhe kanë filluar të funksionojnë. Ato do të vazhdojnë të funksionojnë gjatë gjithë shtatzënisë. 2

Në qoftë se do të mund të hidhnit një vështrim brenda mitrës tuaj, do të shihnit hollësi të vogla, si thonjtë e vegjël që formohen në gishtat e duarve dhe këmbëve dhe pushi ngjyrë pjeshke që ka filluar të rritet në lëkurën e butë.

Zhvillime të tjera: Tashmë gjymtyrët e foshnjës mund të përkulen. Duart i ka të kryqëzuara në kyçe dhe të bashkuara pranë zemrës dhe këmbët mund të jenë mjaft të gjata dhe të mbledhura para trupit. Përvijimi i shpinës është qartësisht i dukshëm përmes lëkurës gjysmë të tejdukshme dhe fijet nervore po fillojnë të shpërhapen nga palca e kurrizit. Balli i foshnjës është i fryrë përkohësisht për shkak të zhvillimit të trurit që qëndron shumë lart në kokën me madhësi pothuaj sa të gjysmës së trupit. Në javët e ardhshme foshnja juaj përsëri do të dyfishohet në madhësi.

Si po ndryshon jeta juaj:

Në vizitën pasuese të paralindjes ju mund të jeni në gjendje të dëgjoni rrahjet e shpejta të zemrës së foshnjës me ndihmën e një stetoskop-i Doppler, një pajisje portative me ultratinguj, të cilën mjeku jua vendos mbi bark. Shumë gra thonë që rrahja e zemrës së vogël të foshnjës së tyre tingëllonte si gjëmimi i kuajve që ecin me galop dhe ta dëgjoje atë për herë të parë ishte shumë prekëse.

Pages: 1 2 3 4 5