Në majat e gishtave të duarve, foshnjës i janë formuar vijat e gjurmëve, vena-t dhe organ-et duken përmes lëkurës ende të hollë dhe madhësia e trupit po i afrohet asaj të kokës, e cila tani përbën vetëm një të tretën e madhësisë së trupit. Në qoftë se keni një vajzë, ajo tashmë ka më shumë se 2 milionë vezë në vezoret e saj. Foshnja është tani pothuaj 7.62 cm e gjatë (afërsisht sa madhësia e një bishtaje) dhe peshon gati 28.3 gram.2

Si po ndryshon jeta juaj:

Kjo është java e fundit e tremujorit tuaj të parë dhe rreziku për abort është tashmë shumë më i ulët se më herët në shtatzëni. Java pasuese shënon fillimin e tremujorit të dytë, kohë e një rehatie relative për shumë gra që i shohin t’ju largohen simptomat e hershme të shtatzënisë, si të përzierat, të vjellat dhe lodhja. Më shumë lajme të mira: Në këtë kohë, shumë çifte vënë re edhe një rritje të dallueshme të libido-s. Lindja është ende me muaj larg, por gjinjtë mund të kenë filluar tashmë të prodhojnë kulloshtrën, lëngun e pasur me ushqim që e ushqen foshnjën tuaj në ditët e para pas lindjes, para se të fillojë të rrjedhë qumështi.

3 pyetje rreth ushqimit për të dy

1- Sa më tepër … duhet të ha çdo ditë?

Ju keni nevojë për rreth 300 kalori suplementare në ditë kur jeni shtatzënë. Bëni llogari për këto kalori: Hiqni ushqimet e vjetruara dhe merrni një gotë qumësht dhe nja dy feta bukë integrale të thekur. Por mos u varni shumë tek numrat. Për sa kohë bëni zgjedhje të shëndetshme dhe mjeku kujdestar është i kënaqur me shtimin në peshë, nuk ka nevojë të torturoheni për kaloritë.

2-Cilat janë disa ushqime të rëndësishme?

Proteinat, hekuri dhe kalciumi janë tani tre ushqyesit që ju nevojiten dhe ushqejnë zhvillimin e foshnjës tuaj.

  • Proteina:

Pages: 1 2 3