Synoni për 71 gram në ditë. Mishi pa dhjamë, vezët dhe nënproduktet e qumështit, si edhe arrat, lajthitë, fasulet dhe produktet e sojës janë të gjitha burime të mira ushqimore. Tre vakte në ditë duhet ta ndihmojnë arritjen e objektivit tuaj. Peshku është një burim i mirë i proteina-ve (po ashtu edhe i acideve jetësore 3-omega), por për shkak të shqetësimeve për infektimin, ekspert-ët debatojnë se sa shumë dhe çfarë lloj peshku duhet të përdorni.

  • Hekur:
    Marrja e 27 miligram hekur për çdo ditë është veçanërisht e rëndësishme për të kontrolluar anemi-në nga mungesa e hekurit, një problem i zakonshëm tek gratë shtatzëna. Hekuri i ndodhur në produktet shtazore (i quajtur hekur i hemoglobinë-s) përthithet me lehtë nga trupi juaj se sa hekuri i ndodhur tek bimët (hekur jo i hemoglobinës). Burimi më i mirë? Mishi i kuq pa dhjamë. Në qoftë se jeni vegjetariane ose nuk ua mban stomaku mishin, mund të merrni ca hekur nga perimet si spinaqi dhe bimët bishtajore, si thjerrëzat. Mund të jetë e vështirë që të merret hekur vetëm nga këto burime, kështu që mjeku mund të rekomandojë një plotësues për hekurin. (Vitamina C e rrit përthithjen e hekurit jo të hemoglobinës, pra merrni ushqime të pasura me vitamina C, si agrumet, luleshtrydhet dhe specat jo djegës në të njëjtën kohë që hani ushqime të pasura me hekur jo nga hemoglobina dhe kalojeni plotësuesin me hekur në një gotë me lëng portokalli).
  • Kalcium:
    Katër vakte në ditë nënprodukte të qumështit do t’ju ndihmojnë që të merrni 1000 miligram kalcium që ju nevojitet (1 300 miligram në qoftë se jeni 18 vjeç ose më pak). Foshnjës tuaj i nevojitet kalcium për formimin e kockave dhe dhëmbëve. Në qoftë se nuk merrni mjaft nga ky ushqim, ai do ta marrë atë që i nevojitet nga trupi juaj dhe ju do të humbisni kalciumin e depozituar në kockat tuaja.
  • 3- Në qoftë se tashmë jam duke marrë vitaminën e paralindjes a nevojitet ta kem vëmendjen se çfarë ha?

    Pages: 1 2 3