Po! Ndërsa vitamina e paralindjes mund të ndihmojë të mbushet çdo lloj boshllëku ushqimor në dietën tuaj, kjo nuk do të thotë se e zëvendëson ngrënien e shëndetshme. Së pari, vitaminat e paralindjes nuk kanë furnizimin e një dite të plotë të kalciumit që juve u nevojitet pikërisht tani. Nga ana tjetër është e rëndësishme të merrni shumë fruta dhe perime të freskëta për fibrën që e ndihmon tretje-n dhe shmang kapsllëkun, një ankesë e zakonshme e shtatzënisë. Në fakt, në qoftë se jeni një grua e shëndetshme e cila është e mirë informuar për ushqimin, ka një dietë të balancuar dhe nuk ka faktorë specifikë të rrezikut, jo të gjithë ekspertët janë në një mendje nëse duhet të merrni plotësues multi-vitamine dhe minerale. Sidoqoftë, të gjithë janë në një mendje që ju nevojitet të merrni plotësues për acid folik para mbetjes shtatzënë dhe gjatë tremujorit të parë dhe shumë vetë besojnë se është e rëndësishme të merret hekur në tremujorin e dytë dhe të tretë.

Shumica e mjekëve rekomandojnë marrjen e një plotësuesi vitaminë që nga koha që ju filloni të përpiqeni të mbeteni shtatzënë e deri në fund të shtatzënisë tuaj.

Për këtë javë : Shkëmbeni mendime me partnerin për qenien prindër

Për ta bërë bashkëbisedimin të ecë, provoni këtë ushtrim krijues me shkrim. Secili prej jush bën dy lista, një me titull “Nëna ime gjithmonë…” dhe një me titull “Nëna ime asnjëherë …” Pastaj bëni të njëjtën gjë për “Babai im gjithmonë/Babai im asnjëherë”. Kur të mbaroni, bisedoni për atë që keni shkruar dhe vendosni së bashku cilat sjellje vlerësoni dhe cilat do të donit t’i ndryshonit kur të rrisni fëmijën tuaj.

Pages: 1 2 3