Zhvillime të mëdha këtë javë: Foshnja juaj tashmë mund të picërrojë sytë, të vrenjtet, të ngërdheshet, të urinojë, e ndoshta edhe të thithë gishtin. Në sajë të impulseve të trurit, muskujt e fytyrës po stërviten, ndërsa tiparet formojnë njërën shprehje pas tjetrës. Veshkat po i prodhojnë urinë, e cila lëshohet në lëngun amniotik (lëngu amniotik) përreth, një proces që do të vazhdojë deri në lindje. Po ashtu foshnja është e aftë të mbërthejë, dhe në qoftë se do të bëhet një skaner me ultratingull, mund të kapet edhe duke thithur gishtin e vet.2

Një lajm tjetër: Foshnja juaj po zgjatet. Nga koka në të ndenjura është 8.89 cm dhe peshon 42.45 gram. Trupi po i rritet më me shpejtësi se sa koka, e cila tashmë qëndron mbi një qafë më të dallueshme. Nga fundi i kësaj jave, duart do t’i rriten deri në një gjatësi që është në përpjesëtim me pjesën tjetër të trupit. (Këmbët kanë për t’iu zgjatur edhe më). Në të gjithë trupin, po fillon t’i zhvillohet një mbulesë me push shumë të hollë qimesh, e quajtur lanugo. Këtë javë, mëlçia ka filluar të krijojë bilën, një shenjë që ajo po e bën punën e vet siç duhet, dhe shpretka po fillon të ndihmojë në prodhimin e qelizave të kuqe të gjaku-t. Megjithëse ju nuk mund t’i ndjeni ende shpimet dhe shkelmat, duart dhe këmbët e grushtuesit tuaj të vockël (të cilat tani janë 1.5 cm të gjata) janë më të lakueshme dhe aktive.

Si po ndryshon jeta juaj:

Mirëserdhët në tremujorin tuaj të dytë! Energjia juaj duket se ju është kthyer, gjinjtë mundet që i ndjeni më pak të butë dhe të përzierat tani janë pakësuar. Në qoftë se jo, prisni, shanset janë të mira që shumë shpejt t’i lini pas (megjithëse ato pak gra të pafat ende do të ndihen se kanë të përziera edhe muaj të tërë paskëtaj).

Pages: 1 2 3