Foshnja juaj në rritje e sipër tani është rreth 10.2 cm e gjatë nga maja e kokës në të ndenjurat dhe peshon rreth 70.75 gram (afërsisht me madhësinë e një molle). Ajo është e zënë me lëvizjen e lëngut amniotik (lëngu amniotik) përmes hundës dhe traktit të sipërm të frymëmarrjes, gjë që ndihmon qeskat primitiv-e me ajër në mushkëritë e saj të fillojnë të zhvillohen. Këmbët po i rriten më të gjata se duart dhe mund t’i lëvizë të gjithë kyçet dhe gjymtyrët. 2Megjithëse qepallat i ka ende të mbyllura e të ngjitura mund ta ndjejë dritën. Në qoftë se ndizni një dritë pranë barkut, ka të ngjarë të lëvizë nga rrezja e dritës. Nuk ka shumë gjëra për foshnjën tuaj që të shijojë, por ajo është duke i formuar sythet e të shijuarit. Së fundmi, në qoftë se keni një kontroll me ultratingull këtë javë, ju mund të jeni në gjendje të gjeni nëse foshnja juaj është djalë apo vajzë. (Mos jini shumë e zhgënjyer në qoftë se kjo gjë mbetet mister. Përcaktimi i saktë i seksit të foshnjës tuaj varet nga qartësia dhe pozicioni i figurës. Ai apo ajo mund të jetë kërrusur në një mënyrë të tillë që seksi të mos mund të përcaktohet).

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju ndoshta keni shtuar deri tani 2.25 kg (ca më shumë a ca më pak nuk ka rëndësi) dhe jeni në pikën e kthesës së shtatzënisë tuaj, por ende mund të befasoheni nga ndonjë simptomë e papritur aty këtu. Në qoftë se p.sh. i keni hundët e zëna, ato mund t’ju lirohen si pasojë e veprimit të kombinuar të ndryshimeve hormonale dhe rrjedhës së shtuar të gjaku-t në membranat mukoze. Kjo gjendje është aq e zakonshme saqë ka edhe një emër për këtë, “rinit i shtatzënisë”. Disa gra shtatzëna vuajnë edhe nga rrjedhje e hundëve si rezultat i volumit të rritur të gjakut dhe zgjerimit të enëve të gjakut në hundë.

Pages: 1 2 3