Skeleti i foshnjës po ndryshon nga kërc-e të buta në kocka dhe kordoni i kërthizës (kordoni umbilikal), linja e jetës për tek placenta po bëhet më i fortë dhe më i trashë. Tani foshnja peshon 141.5 gram (pothuaj sa një rrepë) dhe është me një gjatësi rreth 12.7 cm nga maja e kokës deri në të ndenjurat. Ajo mund të lëvizë kyçet dhe kanë filluar t’i zhvillohen gjëndrat e djersës.2

Si po ndryshon jeta juaj:

Keni filluar të ndjeheni e paekuilibruar? Me rritjen e barkut qendra juaj e rëndesës ndryshon kështu që herë pas herë ju mund të ndjeheni paksa e paqëndrueshme mbi këmbët tuaja. Përpiquni të shmangni situatat me rrezik të lartë të rënies. Mbathni këpucë me taka të ulëta për të reduktuar rrezikun e rënies; traumat e barkut mund të jenë të rrezikshme për ju dhe foshnjën tuaj. Gjithashtu do të doni të jeni e sigurt e të lidhni rripin e sigurimit të makinës tuaj dhe përdorni mbrojtëse tek shpatullat për të mbrojtur gjinjtë.

Gjithashtu mund të vini re që sytë tuaj po bëhen të thatë. Përdorimi i disa pikave ilaç që merret pa recetë mund të ndihmojë për këtë. Në qoftë se lentet tuaja të kontaktit ju bëjnë të ndjeheni jo rehat, përpiquni t’i mbani ato për intervale të shkurtra kohe. Në qoftë se përsëri nuk ndjeheni rehat, përdorni më mirë syzet deri sa të vijë dita e lindjes.

Ëndrrat gjatë shtatzënisë

Shumë gra raportojnë që jeta e tyre në ëndrra intensifikohet gjatë shtatzënisë. Është interesant të dihet që gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë ju shpenzoni më pak kohë për ciklin e lëvizjes së shpejtë të syve, cikli kur shihen shumica e ëndrrave. Përse atëherë gjithë këto kujtime të shpeshta e të gjalla?

Ndoshta kjo ndodh, të paktën pjesërisht sepse ju mundeni që e ndërprisni ciklin në të cilin zhvillohen ëndrrat kur zgjoheni për të urinuar, për të qetësuar urthin, ngërçin e këmbëve, ose një dhimbje të shpinës, ose për t’u zhvendosur në pozicion më të rehatshëm. Zgjimi gjatë ciklit të lëvizjes së shpejtë të syve bën që me gjasë ju i mbani mend ëndrrat tuaja.

Pages: 1 2 3