Nga maja e kokës në të ndenjurat, foshnja juaj është rreth 14 cm e gjatë dhe peshon gati 198 gram (afërsisht sa madhësia e një speci). Ajo është aktive me përkuljen e duarve dhe këmbëve, lëvizje që ju do të filloni t’i vini re gjithmonë e më shumë në javët e ardhshme. Enët e gjaku-t janë të dukshme përmes lëkurës së hollë, po ashtu dhe veshët, tashmë në pozicionin e tyre përfundimtar, megjithëse ende kanë dalë fare pak nga koka. 2Një mbulesë mbrojtëse myeline (një material bardhë, i përbërë nga proteina dhe yndyra) po fillon të krijohet rreth qelizave nervore, duke i izoluar fibrat nervore, ndërsa bën të mundur transmetimin e impulseve. Ky proces do të vazhdojë edhe një vit pas lindjes. Në qoftë se do të keni një vajzë, formohen uterus (mitra) dhe gypat e saj. Në qoftë se do të keni një djalë, gjenital-et e tij janë të dukshme tani, por ato mund të fshihen nga ju gjatë një skanimi me ultratingull.

Si po ndryshon jeta juaj:

E uritur? Një rritje e oreks-it është mjaft e zakonshme tashmë. Bëjeni atë të vlefshme, duke zgjedhur ushqime dhe meze që janë të pasura me lëndë ushqyese në vend të kalorive të zbrazëta (patatina, patate të skuqura, biskota dhe ëmbëlsira të tjera). Rroba më të mëdha më të rehatshme janë një domosdoshmëri tashmë kur oreksi dhe mesi juaj po rriten.

Sistemi juaj kardiovaskular po iu nënshtrohet ndryshimeve dramatike dhe gjatë këtij tremujori presioni juaj i gjakut ndoshta do të jetë më i ulët se zakonisht. Mos u hidhni me shpejtësi nga pozicioni shtrirë në atë ndenjur sepse mund të ndjeheni paksa e trullosur.

Që nga kjo kohë, kur shtriheni, më e mira është të shtriheni anash, ose të paktën pjesërisht anash. (Kur shtriheni në shpinë mitra juaj mund të shtypë ndonjë venë kryesore, gjë që çon në kthim të reduktuar të gjaku-t në zemër). Përpiquni të vini një jastëk pas jush apo nën këllqe ose kofshë për rehatinë tuaj.

Pages: 1 2 3