Zhvillimi ndijor i foshnjës tuaj është shpërthyes! Truri po cakton zonat për nuhatjen, shijen, dëgjimin, shikimin dhe prekjen. Disa studiues sugjerojnë që tani foshnja mund të jetë e aftë t’ju dëgjojë zërin. Mos jini e ndrojtur, lexojini me zë, flisni me të, ose këndojini melodi të gëzueshme kur jeni në humor. 2

Foshnja juaj peshon rreth 240 gram dhe është e gjatë 15. 24 cm nga koka deri tek të ndenjurat, afërsisht sa madhësia e një domateje gjatoshe. Tani, krahët dhe këmbët i ka në proporcion me njëra tjetrën dhe me pjesën tjetër të trupit. Veshkat vazhdojnë të prodhojnë urinë dhe qimet në lëkurën e kokës po shpërndahen. Në lëkurë, po i formohet një veshje e lëmuar mbrojtëse, e quajtur vernix caseosa, e cila e pengon të laget nga lëngu amniotik.

Si po ndryshon jeta juaj:

Mendoni që jeni me dimensione të mëdha tani? Ju do të filloni të rriteni edhe më shpejt në javët e ardhshme. Si rezultat, mund të vini re disa dhimbje në pjesën e poshtme të barkut apo edhe një dhimbje të herë pas hershme si thikë në njërën apo në të dy anët, veçanërisht kur ndryshoni pozicionin ose në fund të një dite aktive. Ka shumë të ngjarë që kjo të jetë dhimbje e ligament-eve të rrumbullakëta. Ligamentet që mbështesin mitrën tuaj po zgjaten për të akomoduar peshën e saj në rritje. Nuk ka asgjë për t’u alarmuar, por shkoni tek mjeku në qoftë se dhimbja vazhdon edhe kur jeni duke pushuar apo bëhet më e rëndë.

Mund të vini re disa ndryshime të lëkurës. A janë të kuqe pëllëmbët e duarve? Mos u shqetësoni, është janë nga estrogjenet e tepërta. Po ashtu mund të keni njolla të errëta në lëkurë, të shkaktuara nga rritja e përkohshme e pigment-it. Kur këto njolla shfaqen në buzën e sipërme, në faqe dhe ballë, ato quhen kloazëm ose “maskë e shtatzënisë”. Gjithashtu mund të vini re njëfarë nxirje në thimthat tuaja, quka, shenja në sqetulla, nga brenda kofshëve dhe në vulvë. Kjo vijë e errët që shkon nga kërthiza deri tek kocka pubik-e quhet “linea nigra”.

Pages: 1 2 3