Foshnja juaj tashmë peshon rreth 300 gram dhe është rreth 16.5 cm e gjatë nga koka në të ndenjura dhe rreth 25.4 cm nga koka tek thembra, me madhësinë pothuaj sa të një bananeje. (Për 20 javët e para, kur këmbët e një foshnje janë të mbledhura në gjoks dhe është e vështirë të matet, masat merren nga koka në të ndenjura. Pas 20 javësh, matet nga koka tek shputa). 2

Këto ditë, gëlltitet më shumë, gjë që është një praktikë e mirë për sistemin tretës. Gjithashtu prodhon mekonium, një nënprodukt të zi e ngjitës të tretje-s. Kjo substancë ngjitëse i grumbullohet në zorrë dhe ju do ta shihni atë në pelenën e parë të ndotur.

Si po ndryshon jeta juaj:

Përgëzime! Ju keni arritur në shenjën e gjysmës së rrugës në shtatzëninë tuaj. Maja e mitrës tuaj është pothuaj në një nivel me kërthizën dhe ka të ngjarë që të keni shtuar rreth 4.5 kg në peshë. Prisni të shtoni edhe afërsisht nga 0.5 kg për çdo javë që vjen. (Në qoftë se e keni filluar shtatzëninë nën peshë, mund të keni nevojë të shtoni pak më shumë, në qoftë se ishit mbi peshë, ndoshta pak më pak). Sigurohuni që po merrni mjaft hekur, një mineral që përdoret kryesisht për të prodhuar hemoglobinë-n (pjesë e qelizave të kuqe të gjaku-t, që mbart oksigjenin).

Gjatë shtatzënisë trupi juaj ka nevojë për më shumë hekur që të përballojë volumin e rritur të gjakut, si edhe për foshnjën në rritje dhe për placentën. Mishi i kuq është një nga burimet më të mira të hekurit për gratë shtatzëna. Mishi i shpendëve (veçanërisht mishi i errët) gjithashtu përmban hekur. Disa burime jo shtazore të zakonshme të hekurit janë lakrat, produktet me bazë soje, kumbullat e thata, rrushi i thatë dhe drithërat e forcuara me hekur.

Pages: 1 2 3