Foshnja juaj tani eshte 27 cm dhe peshon rreth 350 gram, afërsisht në madhësinë e një karote. Shumë shpejt do të ndjeni sikur ajo po ushtron artet marciale meqenëse lëvizjet e para dridhëse po shndërrohen në shkelmime të plota dhe shtytje. Gjithashtu mund të zbuloni një model tek aktiviteti i saj, duke e njohur kështu më mirë. 2Ka edhe zhvillime të tjera, vetullat dhe qepallat janë të pranishme dhe në qoftë se keni një vajzë, ka filluar t’i zhvillohet edhe vagina.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ka mundësi që këto ditë të ndiheni mjaft rehat. Nuk jeni ende shumë e shëndoshë dhe parehatitë e zakonshme që shoqërojnë shtatzëninë e hershme janë larguar në pjesën më të madhe të tyre. Në qoftë se ndiheni mirë, çlirohuni dhe kënaquni për sa kohë mundeni. Tremujori i tretë mund të sjellë me vete ankesa të tjera.

Kjo nuk do të thotë që nuk do të keni disa probleme të vogla, me të cilat duhet të merreni. P.sh. prodhimi i shtuar i vajit mund të kontribuojë në zhvillimin (ose keqësimin) e akne-ve. Në këtë rast, kini kujdes t’i lani ato mirë me një sapun të butë apo pastrues dy herë në ditë dhe sigurohuni që çdo lagështues ose makijazh që përdorni, të jetë pa vaj. Mos merrni medikamente nga goja për akne, disa janë shumë të rrezikshëm gjatë shtatzënisë, ose mos merrni produkte për përdorim lokal për akne pa e diskutuar më parë me mjekun tuaj.

Po ashtu, tashmë ju jeni e prirë për të pasur varice. Me përparimin e shtatzënisë tuaj, ka një presion të shtuar mbi venat në këmbët tuaja. Nivelet e shtuar të progesteron-it që mund të shkaktojnë lëshimin e pareteve të venave mund ta bëjnë problemin edhe më të rëndë. Ka më shumë të ngjarë t’u krijohen varice, në qoftë se edhe pjesëtarët e tjerë të familjes i kanë ato. Gjithashtu, ato priren të keqësohen në çdo shtatzëni të mëpastajme dhe me rritjen e moshës. Për të ndihmuar të parandalohen apo të eliminohen varicet, ushtrohuni për ditë, mbështetini këmbët dhe shputat kurdoherë që është e mundur, flini në krahun tuaj të majtë dhe mbathni çorape që ndihmojnë amësinë.

Pages: 1 2 3