Ju mund të vini re edhe të ashtuquajturat vena të merimangës (një grup enësh gjaku të vogla), veçanërisht në gjunjë, këmbë apo në fytyrë. Ato mund të kenë një motiv si të merimangës ose si të djegur nga dielli me disa degëzime që dalin nga qendra, mund të duken si degët e një peme, ose mund të jetë një grup i vijave të holla pa ndonjë motiv të veçantë. Megjithëse mund të jenë të dukshme, venat merimangë nuk shkaktojnë parehati dhe zakonisht zhduken pas lindjes.

3 Pyetje rreth … seksit gjatë shtatzënisë

A është normale të dëshirosh seks gjatë shtatzënisë?

Disa gra e ndjejnë dëshirën e tyre seksuale të rritet shumë kur janë shtatzëna, të paktën një pjesë të kohës. Ato mund ta pëlqejnë rrjedhën e shtuar të gjakut në zonën e këllqeve dhe një ndjeshmëri të lartë për të stimul-uar atë që sjell kjo, si edhe një lubrifikim të shtuar vaginal për shkak të ndryshimeve hormonale.

Por gjithashtu është krejt normale të mos dëshirosh seks. Në qoftë se keni shumë dhimbje ose ndiheni jo tërheqëse apo thjesht vetëm e lodhur, libido-ja juaj mund të pësojë pikiatë.

Ne qoftë se nuk ndiheni mirë që të realizoni një marrëdhënie, bëjani të ditur këtë partnerit dhe sigurojeni që e dashuroni ende. Është e rëndësishme që linjat e komunikimit të mbahen të hapura dhe të ndihmoni njëri tjetrin sa më mirë të mundeni për t’i kapërcyer së bashku këto ndryshime. Dhe mbani mend që ka intimitet fizik, veç seksit. Ju ende mund të përqafoheni e të ledhatoheni me njëri tjetrin.

2- Çfarë pozicionesh janë më të rehatshme?

Disa nga pozicionet që duhen provuar:

  • Pushtojeni partnerin ndërsa ai qëndron në shpinë ose është ulur mbi një karrige të fortë. Në këtë mënyrë nuk do të ketë ndonjë peshë mbi abdomen-in tuaj dhe ju mund ta kontrolloni thellësinë e depërtimit.
  • Mbështetuni mbi gjunjët dhe pëllëmbët. Bëni që partneri të gjunjëzohet dhe të hyjë tek ju nga pas.
  • Shtrihuni në krah të njëri tjetrit dhe realizoni marrëdhënien.

3- A është i ndaluar ndonjëherë seksi gjatë shtatzënisë?

Ju duhet të hiqni dorë nga seksi në qoftë se keni ndonjë nga sëmundjet apo simptomat e mëposhtme:

Pages: 1 2 3