• Placentë të mbyllur.
  • Dhimbje të parakohshme të lindjes në këtë shtatzëni.
  • Gjakderdhje apo rrjedhje vaginale të pashpjegueshme.
  • Ngërç abdominal.
  • Pamjaftueshmëri të qafës së mitrës.
  • Qafë të mitrës të zgjeruar.
  • Ju kanë shpërthyer ujërat, edhe nëse rrjedhin pak.
  • Gjithashtu, duhet të hiqni dorë në qoftë se ju apo partneri keni një fillim herpesi gjenital ose e ndjeni që do ta keni. Shmangeni marrëdhënien dhe kontaktet e tjera gjenitale për të gjithë tremujorin e tretë, në qoftë se partneri juaj ka një histori të herpesit gjenital (dhe ju nuk keni), edhe në qoftë se ai nuk ka plagë apo simptoma. E njëjta gjë zbatohet edhe për seksin gojor, në qoftë se ai ka herpes (plagë të ftohta). Së fundmi, mos bëni seks në qoftë se partneri juaj ka ndonjë infeksion tjetër që transmetohet seksualisht, përveç rastit kur jeni trajtuar më parë të dy dhe testimi në vazhdim ka qenë negativ.

    Ka situata të tjera në të cilat mjeku juaj mund t’ju këshillojë të mos bëni seks. P.sh. në qoftë se keni pasur një lindje të parakohshme spontan-e në një shtatzëni të mëparshme, ka gjasa që ai t’ju këshillojë të ndaloni së bëri seks në një fazë të shtatzënisë dhe të vazhdoni të përmbaheni deri sa të arrini në javën e 37-të.

    Për këtë javë: Krijoni një regjistër të foshnjës.

    Edhe në qoftë se nuk e pëlqeni idenë të kërkoni dhurata specifike, familja dhe miqtë do të fillojnë së shpejti të pyesin se çfarë keni nevojë apo çfarë dëshironi. Në qoftë se përgatisni një regjistër të foshnjës, ju do ta dini me saktësi çfarë t’u thoni. Duhen shmangur dy gabime të zakonshme:

    • Regjistrimi i veshjeve. Mos e harxhoni kohën kot: Njerëzit nuk mund t’i rezistojnë joshjes për të blerë veshje për foshnjat dhe në përgjithësi gjejnë e kapin atë që ata mendojnë se është tërheqëse.
    • Regjistrimi i faturave të mëdha apo artikujve të kushtueshëm. Mos u shqetësoni: Nuk do të konsideroheni e babëzitur. Shumë miq kërkojnë “një dhuratë të madhe” që ta bëjnë bashkë.

    Pages: 1 2 3