Ndizeni radion dhe lëkunduni sipas muzikës. Me ndjesinë e vet të zhvilluar mirë tashmë, foshnja juaj mund t’ju ndjejë ju tek vallëzoni. Dhe tani që është afërsisht 28 cm e gjatë dhe peshon paksa mbi 450 gram, afërsisht sa madhësia e një mango-je, ju mund të jeni në gjendje ta shihni atë të përdridhet nën veshjen tuaj. Enët e gjakut në mushkëritë e saj po zhvillohen për t’u 2përgatitur për frymëmarrje dhe tingujt që veshët gjithnjë e më të mprehtë të foshnjës tuaj kapin po e përgatisin atë për hyrjen në botën e jashtme. Zhurmat e mëdha që bëhen familjare tashmë, si e lehura e qenit ose zhurma e makinës fshirëse me vakum, ndoshta nuk do ta shqetësojnë atë kur t’i dëgjojë ato jashtë mitrës.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju mund të vini re që gjunjët tuaj dhe këmbët fillojnë të ënjten pak në javët apo muajt e ardhshëm, veçanërisht në fund të ditës ose gjatë vapës së verës. Qarkullimi i ngadaltë i gjakut në këmbët tuaja, i çiftuar me ndryshime në përbërjen kimike të gjakut tuaj që mund të shkaktojnë njëfarë mbajtje të ujit, mund të japin si rezultat ënjtje, të njohur gjithashtu si edemë. Trupi juaj do të heqë qafe lëngun e tepërt pasi ju të keni lindur fëmijën tuaj, ja sepse ju do të urinoni shpesh dhe do të djersiteni shumë disa ditë pas lindjes. Ndërkohë shtrihuni në krahun tuaj të majtë ose vendosini këmbët lart atëherë kur mundeni, shtrijini këmbët kur rrini ulur dhe shmangni qëndrimin në këmbë apo ulur në një vend për periudha të gjata.

Gjithashtu përpiquni të ushtroheni fizikisht për të shtuar qarkullimin e gjakut dhe mbathni çorape mbështetëse (gjëja e parë në mëngjes) dhe këpucë të bollshme, të rehatshme. Ju mund të josheni të mos merrni lëngje për të luftuar djersitjen, por ju nevojitet të pini shumë ujë sepse të qenët të hidratuar në të vërtetë ndihmon të parandalohet mbajtja e lëngjeve.

Pages: 1 2 3 4