Foshnja juaj po rritet në mënyrë të qëndrueshme, pasi ka shtuar 113 gram qysh nga java e kaluar. Kjo e çon atë në një peshë rreth 600 gram. Meqë është pothuaj 30 cm i gjatë (afërsisht sa madhësia e një kalliri misri), ai përbën një figurë mjaft të dobët, por trupi po mbushet proporcionalisht dhe së shpejti do të fillojë të shëndoshet. Po ashtu, edhe truri po i rritet me shpejtësi dhe bërthamat e shijes po vazhdojnë t’i zhvillohen. 2

Mushkëritë po krijojnë degët e pemës së frymëmarrjes, po ashtu dhe qelizat që prodhojnë lëngun e mushkërive, një substancë që do t’i ndihmojë qeskat e ajrit të fryhen kur të përballet me botën jashtë. Lëkurën e ka ende të hollë dhe gjysmë të tejdukshme, por ajo do të fillojë të ndryshojë së shpejti.

Si po ndryshon jeta juaj:

Në javët e fundit, kulmi i mitrës ka arritur deri mbi kërthizë dhe tani ajo është në madhësinë e një topi futbolli. Shumica e grave bëjnë një test për monitorimin e glukozë-s (të quajtur edhe testi i glukozës) midis kësaj kohe dhe javës së 28-të. Ky test kontrollon për diabet-in e shtatzënisë, një sëmundje e sheqerit të lartë në gjak, e lidhur me shtatzëninë.

Diabet-i që nuk trajtohet, e rrit rrezikun për të pasur një lindje të vështirë vagina-le, apo rrezikun për nevojën e një prerje cezariane, sepse bën që foshnja të rritet shumë, veçanërisht në pjesën e sipërme të trupit. Po ashtu, shtohen mundësitë që foshnja të ketë komplikime të tjera, si sheqer i lartë në gjak pas lindjes. Një rezultat pozitiv i këtij testi nuk do të thotë që keni diabet të shtatzënisë, por që do të keni nevojë të bëni testin e tolerancës ndaj glukozës për ta zbuluar me siguri.

Së fundmi, në qoftë se tashmë nuk dini si t’i dalloni shenjat e dhimbjeve të parakohshme të lindjes, tani është koha për t’i mësuar. Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj në qoftë se vini re ndonjë nga shenjat e përmendura më poshtë:

3 pyetje rreth…dhimbjeve të parakohshme të lindjes

Pages: 1 2 3 4