Nga koka në thembrat foshnja juaj është tani 34.29 cm. Pesha e saj nuk është shumë më tepër se një rutabaga mesatare, por ajo po fillon të ndërrojë pamjen e saj të gjatë dhe të dobët me pak dhjamë foshnje. Ndërsa bën këtë lëkura e saj e rrudhosur do të fillojë të lëmohet dhe ajo do të fillojë të duket gjithnjë e më shumë si një e sapolindur. 2Gjithashtu po i rriten më shumë flokë dhe në qoftë se ju do të mund ta shihnit atë do të ishit në gjendje të shquanit ngjyrën dhe strukturën e tyre.

Si po ndryshon jeta juaj

Foshnja juaj nuk është i vetmi me më shumë flokë, tëmthat tuaja mund të duken më të plota dhe të shkëlqyera se kurdoherë. Jo se po ju rriten më shumë flokë, por në saje të ndryshimeve hormonale, flokët që normalisht do t’ju binin po qëndrojnë më shumë se zakonisht. Gëzojeni plotshmërinë sa të mundni, flokët e tepërt do t’ju bien pasi të lindni fëmijën.

Gjithashtu mund të vini re se ju nuk mund të vini rrotull me aq hijeshi si më parë (aq hijshëm sa më parë). Përveç se kur mjeku që kujdeset për ju, ju ka këshilluar ndryshe, është mirë të vazhdoni të ushtroheni por zbatoni disa rregulla të sigurisë: Mos u stërvitni kur ndjeheni tepër e lodhur dhe ndaloni nëse ndjeni ndonjë dhimbje, marrje mendsh, apo vështirësi në frymëmarrje. Mos u shtrini në shpinë dhe shmangini sportet me kontakt si edhe çdo lloj ushtrimi ku jeni e prirë të humbni drejtpeshimin. Sigurohuni të pini ujë me shumicë dhe lini kohë për periudhat e nxehjes dhe ftohjes.

Kur bëni testin e monitorimit të glukozë-s në javët nga 24 deri 28, një gyp i dytë gjaku mund të merret në të njëjtën kohë për të kontrolluar anemi-në. Në qoftë se testet e gjakut tregojnë që ju keni një anemi të mungesës së hekurit (lloji më i zakonshëm i anemisë), mjeku juaj ndoshta do t’ju rekomandojë të merrni një plotësues për hekur.

Pages: 1 2 3 4 5