Rrjeti i nervave në veshët e foshnjës tuaj është më mirë i zhvilluar dhe më i ndjeshëm se më parë. Tani ajo mund të jetë në gjendje të dëgjojë zërin tuaj dhe të partnerit, si dhe bisedat tuaja me njëri tjetrin. Foshnja thith dhe nxjerr sasi të vogla të lëngut amniotik (lëngu amniotik) që është thelbësor për zhvillimin e mushkërive. Këto të ashtuquajtura lëvizje të frymëmarrjes janë edhe një praktikë e mirë për momentin kur ajo të jetë lindur dhe të thithë gllënjkën e parë të ajrit. 2Dhe vazhdon të shëndoshet. Tanimë peshon rreth 780 gram dhe është 35.5 cm e gjatë (afërsisht sa madhësia e një qepe të njomë) nga koka te thembrat. Në qoftë se keni djalë, testikujt po i fillojnë të zbresin në qesen e herdheve, një udhëtim ky që do të zgjasë dy deri tre ditë.

Si po ndryshon jeta juaj:

A po shpejtoni për të marrë mësime për lindjen e fëmijëve dhe për të përgatitur dhomën e foshnjës tuaj, ndërkohë që ende kujdeseni për detyrat e tjera të ditës? Sigurohuni edhe që të vazhdoni të hani mirë dhe të bëni shumë pushim. Afërsisht në këtë kohë, presioni juaj i gjaku-t mund të rritet paksa, megjithëse ndoshta është ende shumë më i ulët se ç’ishte para se të mbeteshit shtatzënë. (Zakonisht presioni i gjakut bie nga fundi i tremujorit të parë dhe priret të arrijë minimumin rreth javës së 22 deri 24).

Pages: 1 2 3 4