Këtë javë foshnja juaj peshon gati 1 kg (afërsisht sa koka e një lulelakre) dhe është gati 37 cm e gjatë me këmbë të shtrira. Fle dhe zgjohet në intervale të rregullta duke i hapur e mbyllur sytë e ndoshta edhe duke thithur gishtat. Me më shumë ind trunor që po zhvillohet, truri i foshnjës është tani shumë aktiv. Ndërsa mushkëritë janë ende jo të pjekura, ato do të mund të funksiononin, me shumë ndihmë mjekësore, në qoftë se ajo do të lindte tani. 2Shënoni çdo lëvizje ritmike që mund të ndjeni kur atë e zë lemza, gjë që mund të jetë e zakonshme që sot e tutje. Çdo episod zgjat zakonisht vetëm disa çaste dhe ato nuk e bezdisin atë, kështu që qetësohuni dhe kënaquni me gudulisjen.

Si po ndryshon jeta juaj:

Tremujori i dytë po shkon afër mbylljes por ndërsa trupi juaj përgatitet për xhiron e fundit, ju duhet të vini re disa simptoma të reja. Krahas me një shpinë që dhemb, ju mund të gjeni se muskujt e këmbëve i zë hera herës ngërçi. Ata mbartin një peshë shtesë dhe uterus (mitra) juaj që zgjerohet ushtron presion mbi vena-t që e kthejnë gjaku-n nga këmbët në zemër.

Fatkeqësisht ngërçet mund të bëhen më të këqija me përparimin e shtatzënisë. Ngërçet e këmbëve janë më të zakonshme natën, por mund të ndodhin edhe gjatë ditës. Kur ju godet ngërçi, tendosja e pulpës së këmbës mund të sjellë njëfarë qetësimi.

Drejtojeni këmbën dhe pastaj butësisht përkulini shputat drejt kërcinjve (kërciri). Edhe ecja për disa minuta ose masazh-i i pulpës mund të ndihmojë.

Simptoma që nuk duhet t’i injoroni asnjëherë

Kaq shumë dhimbje dhe ndjesi të çuditshme lindin gjatë shtatzënisë sa që mund të jetë e vështirë të përcaktoni çfarë është normale dhe çfarë kërkon të thërrisni mjekun apo maminë. Për t’i ndërlikuar gjërat edhe më tej, disa simptoma mund të jenë më shumë apo më pak urgjente varësisht nga situata juaj e veçantë dhe historia juaj shëndetësore dhe sa larg keni shkuar në shtatzëninë tuaj. Këtu keni një përmbledhje të simptomave që mund të jenë shenjë e një problemi. Në qoftë se keni ndonjë nga këto ankesa, thërrisni menjëherë mjekun ose maminë tuaj:

Pages: 1 2 3