Foshnja juaj tani peshon rreth 1.2 kg dhe është mbi 38 cm i gjatë nga koka në thembrat. Muskujt dhe mushkëritë po vazhdojnë të piqen dhe koka po rritet më e madhe për t’i bërë vend trurit në zhvillim. Për të përmbushur kërkesat e rritura ushqimore, do t’ju nevojiten një shumicë proteinash, vitamina C, acid folik dhe hekur. 2Dhe për shkak se kockat po ngopen me shumë kalcium, sigurohuni që ta pini qumështin tuaj (një burim tjetër i mirë i kalciumit si djathi, kosi ose lëngu i portokallit i pasuruar). Këtë tremujor, rreth 250 miligram kalcium janë depozituar çdo ditë në skeletin që po forcohet të foshnjës tuaj.

Si po ndryshon jeta juaj

Foshnja juaj është shumë aktive tani. Mjeku juaj mund të kërkojë që të shpenzoni njëfarë kohe çdo ditë duke numëruar shkelmat dhe do t’ju japë udhëzime specifike se si ta bëni këtë. Bëjini të ditur mjekut nëse keni vënë re ndonjëherë që foshnja juaj po bëhet më pak aktive. Ju mund të keni nevojë për një test kundër stresit ose një profili biofizik për të kontrolluar gjendjen e saj.

Disa të njohur të vjetër, urthi dhe kapsllëku mund të zënë vend tashmë në qendër të skenës. Hormoni i shtatzënisë progesteron-i, e lëshon indin tek muskujt e lëmuar në të gjithë trupin, duke përfshirë traktin gastrointestinal. Ky lëshim, i çiftuar me grumbullimin në abdomen-in tuaj, e ngadalëson tretje-n. Tretja e ngadaltë mund të shkaktojë gaz dhe urth, veçanërisht pas një vakti të bollshëm dhe të kontribuojë për kapsllëkun.

Uterus (mitra) që rritet mund të kontribuojë edhe për hemorroide-t. Këto enë gjaku të ënjtura në zonën e zorrës së drejtë janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Fatmirësisht ato pastrohen zakonisht në javët e pas lindjes.

Pages: 1 2 3