Foshnja juaj është rreth 40 cm i gjatë tashmë dhe peshon pothuaj 1.3 kg (afërsisht sa madhësia e një lakre të madhe). Rreth 0.6 litër lëng e rrethon atë, por ky volum do të tkurret ndërsa ajo bëhet më e madhe dhe zë më shumë vend në mitër. Vazhdon të zhvillohet shikimi i saj megjithëse nuk është shumë i mprehtë. 2Edhe pasi të lindë, do t’i mbajë sytë mbyllur për një pjesë të mirë të ditës. Kur t’i hapë, do të reagojë ndaj ndryshimeve të dritës, por do të ketë një shikim 20/400, gjë që do të thotë se mund të veçojë objektet vetëm disa centimetra larg fytyrës së vet (Shikimi normal është 20/20).

Si po ndryshon jeta juaj:

Mund të ndiheni pak e lodhur këto ditë, veçanërisht në qoftë se keni pasur gjumë të trazuar. Gjithashtu mund të ndiheni më e plogësht se normalisht, gjë që është krejt e kuptueshme. Jo vetëm që jeni më e rëndë, por përqendrimi i peshës në barkun tuaj shtatzënë, shkakton një zhvendosje të qendrës së rëndesës. Veç kësaj, në saje të ndryshimeve hormonale, ligament-et tuaja janë më të dobët dhe artikulacion-et më të lëshuara, gjë që mund të kontribuojë në humbjen e drejtpeshimit.

Gjithashtu, ky lëshim i ligamenteve mund të shkaktojë që këmbët të zmadhohen përfundimisht, kështu që ndoshta do t’ju duhet të investoni për këpucë të reja më të mëdha. I kujtoni ato variacione të gjendjes shpirtërore që ju patët në shtatzëninë e hershme? Kombinimi i simptomave të parehatshme dhe ndryshimeve hormonale mund të japin si rezultat një kthim të këtyre ulje-ngritjeve emocionale. Është normale të shqetësoheni për dhimbjet gjatë lindjes ose nëse do të jeni një prind i mirë.

Por në qoftë se nuk mundeni ta shkundni mërzinë dhe ndiheni gjithnjë e më shumë e acaruar ose e shqetësuar, bisedoni me mjekun apo maminë tuaj. Ju mund të jeni 1 nga ato 10 nëna të pritshme, që luftojnë depresion-in gjatë shtatzënisë. Po ashtu, bëjini të ditur mjekut ose mamisë tuaj në qoftë se jeni shpesh nervoze apo e shqetësuar.

Frika e zakonshme nga dhimbjet e lindjes

Pages: 1 2 3 4