Këtë javë foshnja juaj është mbi 40.5 cm i gjatë. Ajo peshon rreth 1.5 kg (afërsisht sa madhësia e një arre kokosi). Mund ta kthejë kokën nga njëra anë në tjetrën dhe krahët, këmbët dhe trupi po fillojnë të mbushen nga dhjami i nevojshëm që akumulohet nën lëkurë. 2Ajo ndoshta po lëviz shumë, kështu që ju mund të keni vështirësi të flini, sepse shkelmat dhe kapërdimjet e saj ju zgjojnë. Qetësohuni: e gjithë kjo lëvizje është shenjë që foshnja juaj është aktive dhe e shëndetshme.

Si po ndryshon jeta juaj:

A e keni vënë re që muskujt në mitrën tuaj tendosen herë pas here? Shumë gra i ndjejnë këto shtrëngime të rastësishme, të quajtura shtrëngimet e Braxton Hicks-it në gjysmën e dytë të shtatzënisë. Shpesh zgjasin 30 sekonda, janë të parregullta dhe në këtë pikë ato duhet të jenë jo të shpeshta dhe pa dhimbje. Nga ana tjetër, shtrëngimet e shpeshta, edhe ato që nuk dhëmbin, mund të jenë shenjë e dhimbjeve të parakohshme të lindjes. Thërrisni mjekun tuaj menjëherë në qoftë se keni më shumë se katër shtrëngime në një orë ose ndonjë nga shenjat e tjera të dhimbjeve të parakohshme të lindjes: një rritje të shkarkimit vaginal ose ndryshim në llojin e shkarkimit (në qoftë se ai bëhet i ujshëm, si mukozë ose me gjak, edhe në qoftë se është rozë apo vetëm i ndotur me gjak); dhimbje abdominale ose ngërç të ngjashëm me atë të përmuajshmeve, një rritje të presionit në zonën e këllqeve ose një dhimbje e kërbishtit, veçanërisht në qoftë se nuk i keni pasur më parë.

Pages: 1 2 3