Tani foshnja juaj peshon 1.7 kg dhe është rreth 42 cm e gjatë, duke zënë shumë hapësirë në mitër. Ju po shtoni rreth 0.45 kg në javë dhe afërsisht gjysma e saj, i shkon foshnjës tuaj. Në fakt ajo do të shtojë një të tretën deri në gjysmën e peshës së lindjes gjatë 7 javëve pasuese, meqenëse po dhjamoset për të mbijetuar në botën jashtë mitrës. Tashmë ka thonj në gishtat e këmbës, të dorës dhe flokë të vërtetë. 2Lëkura po i bëhet e butë dhe e lëmuar ndërsa shëndoshet duke u përgatitur për lindje.

Si po ndryshon jeta juaj:

Për të plotësuar nevojat në rritje tuajat dhe të foshnjës tuaj, volumi i gjaku-t tuaj është rritur 40 deri 50% qysh kur keni mbetur shtatzënë. Uterus (mitra) shtyp diafragmë-n dhe një stomak i mbushur plot, shkakton një frymëmarrje të vështirë dhe urth. Për të ndihmuar që ky shqetësim të lehtësohet, përpiquni të flini e mbështetur në jastëkë duke ngrënë vakte më të vegjël e më të shpeshtë.

Me përparimin e shtatzënisë, mund të keni dhimbje të kërbishtit. Në qoftë se do të keni, bëjani të ditur mjekut apo mamisë tuaj, veçanërisht në qoftë se më parë nuk keni pasur dhimbje të shpinës, sepse kjo mund të jetë një shenjë e dhimbjeve të parakohshme të lindjes.

Duke e marrë si të mirëqenë që këto nuk janë dhimbje të parakohshme të lindjes, ju ndoshta mund të fajësoni mitrën tuaj në rritje dhe ndryshimet hormonale për shpinën që dhëmb. Mitra që zgjerohet, e zhvendos qendrën tuaj të rëndesës dhe tendos e dobëson muskujt abdominalë, duke ndryshuar qëndrimin tuaj dhe duke ushtruar presion mbi shpinën.

Ndryshimet hormonale në shtatzëni i lirojnë kyçet tuaja dhe ligament-et që lidhin kockat e këllqeve me shpinën. Kjo mund të bëjë të ndiheni më pak e qëndrueshme dhe të shkaktojë dhimbje kur ecni, qëndroni më këmbë, rrini ulur për periudha të gjata, rrotulloheni në shtrat, ngriheni nga një karrige e ulët ose nga vaska apo kur ngrini sende.

Kush duhet të jetë me ju gjatë procesit të lindjes?

Pages: 1 2