Deri në 1% e grave shtatzëna e kalojnë këtë gjendje, gjë që nuk është e dëmshme por mund të jetë mjaft e parehatshme. Takoni mjekun tuaj dhe ai mund t’ju sigurojë që ky nuk është një problem serioz, ju jep një mjekim për të qenë më rehat dhe ju drejton tek një dermatolog në qoftë e nevojshme. Gjithashtu sigurohuni ta thërrisni atë në qoftë se ndjeni të kruara të forta në të gjithë trupin, edhe në qoftë se nuk keni puçrra. Kjo mund të sinjalizojë për një problem të mëlçisë.

3 Pyetje rreth … operacioneve cezariane

1- Cilat janë shanset që unë t’i nënshtrohem një operacioni cezarian?

Rreth 30% e grave shtatzëna në ShBA lindin sot me prerje cezariane. Në disa raste kirurgji-a është e programuar më parë. Në të tjera, ajo bëhet në përgjigje të një ndërlikimi të paparashikuar.

2- Përse mund të kem nevojë për një operacion cezarian?

Ju mund të keni një lindje të paplanifikuar cezariane për shumë arsye si: në qoftë se qafa e mitrës është e zgjeruar, foshnja pushon së përparuari poshtë në kanalin e lindjes, ose ritmi i zemrës së saj i jep shkak mjekut tuaj për t’u shqetësuar. Një operacion cezarian i planifikuar rekomandohet në qoftë se:

  • Ju keni bërë më parë një të tillë me një prerje “klasike” vertikale të mitrës ose më shumë se një operacion cezarian më parë. (Në qoftë se keni pasur vetëm një operacion të mëparshëm cezarian me prerje horizontale, mund të jeni një kandidate e mirë për lindje vagina-le).
  • Ju keni pasur ndonjë lloj tjetër kirurgji të mitrës, një miektomi (heqje kirurgjik-ale të fibroid-eve).
  • Ju po mbartni më shumë se një foshnjë. (Disa binjakë mund të lindin me rrugë vaginale, por të gjithë të shumëfishtët e rendit më të lartë kërkojnë operacion cezarian).
  • Foshnja juaj pritet të jetë shumë e madhe (një gjendje e quajtur makrozomi).
  • Foshnja juaj është në pozicion në të ndenjura (në fillim të ndenjurat) ose transversal (tërthor). Në disa raste, si shtatzënia me binjakë në të cilën foshnja e parë është me kokën poshtë dhe e dyta në të ndenjura, foshnja në të ndenjura mund të lindë me rrugë vaginale.

Pages: 1 2 3 4