• Ju keni një placentë mbyllëse (kur placenta është kaq ulët në mitër saqë mbulon qafën e mitrës).
  • Foshnja ka një sëmundje të njohur apo një anomali që mund ta bëjë të rrezikshme lindjen vaginale.
  • Ju jeni HIV (human immunodeficiency virus) pozitiv dhe testet e gjakut të bëra afër fundit të shtatzënisë tregojnë që keni një ngarkesë të lartë virale.
  • 3- Çfarë duhet të pres nga një operacion cezarian?

    Zakonisht partneri do të jetë me ju gjatë kirurgjisë. Në qoftë se nuk keni bërë ndonjë të tillë më parë, ekipi juaj mjekësor do të fillojë me futjen e një kateter-i për të nxjerrë urinën gjatë procedurës dhe ju do t’ju jepet një bllokues epidural apo spinal që do t’ju mpijë gjysmën e poshtme të trupit por do t’ju lërë vigjilente dhe të zgjuar.

    Para jush do të vendoset një perde që ju të mos e shihni procedurën që zhvillohet. Pasi mjeku arrin mitrën dhe bën prerjen përfundimtare, e çliron foshnjën duke e ngritur dhe ju do të keni një pamje të saj para se t’i dorëzohet një mjeku pediatër apo infermiereje për t’u kujdesur.

    Ndërsa personeli ekzaminon foshnjën, mjeku do të dorëzojë placentën dhe do t’ju qepë. Kur foshnja është ekzaminuar, pediatri apo infermierja mund t’ia dorëzojë atë partnerit, i cili mund ta mbajë atë pranë jush që të mund ta nuhasni e ta puthni ndërkohë që qepeni. Mbyllja e mitrës dhe e barkut kërkon më shumë kohë se hapja. Kjo pjesë e kirurgjisë zakonisht zgjat rreth 30 minuta. Kur kirurgjia të përfundohet, ju do të çoheni në dhomën e regjenerim-it, ku do të jeni në gjendje ta mbani foshnjën dhe ta ushqeni atë me gji në qoftë se dëshironi.

    Për këtë javë: Bëni një plan rezervë

    Ju mund të filloni dhimbjet e lindjes herët apo të keni një komplikim që kërkon nga ju të jeni në spital më gjatë se sa e keni parashikuar. Jepini të paktën një shoqeje apo një fqinji çelësat e shtëpisë tuaj në rast se do t’ju nevojitet ndonjë gjë dhe nuk mund të shkoni atje. Rendisni personat të cilët sapo t’i njoftoni:

    • Të kujdesen për fëmijët.
    • Të çojnë e të marrin në shkollë dhe në aktivitetet pas shkolle fëmijët më të mëdhenj.

    Pages: 1 2 3 4