Foshnja juaj nuk ka shumë vend për të manovruar tani që është mbi 45.7 cm i gjatë dhe peshon 2.38 kg. Meqenëse është kaq ngushtë në mitrën tuaj, nuk ka të ngjarë të bëjë më rrotullime, por numri i herëve që shkelmon duhet të mbetet pothuaj i njëjtë. 2Veshkat i ka tani plotësisht të zhvilluara, dhe mëlçia mund të përpunojë disa produkte mbeturinash. Shumica e zhvillimit bazë është plotësuar tashmë, ajo do të kalojë edhe disa javë të fundit duke shtuar në peshë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Uterus (mitra), e cila ishte tërësisht e palosur brenda këllqeve tuaja kur ju mbetët shtatzënë, tashmë arrin deri tek kafazi i brinjëve tuaja. Në qoftë se do të mund të hidhnit një sy brenda saj, ju do të shihnit se atje zë më shumë vend foshnja se sa lëngu amniotik. Mitra juaj e fryrë i ka ngushtuar organ-et e tjera të brendshme, gjë që ndoshta shkakton që ju të urinoni më shpesh dhe mund të keni urth dhe shqetësime të tjera gastrointestinal-e. Jeni nga të paktat me fat në qoftë se nuk keni nga këto siklete.

Që këtu e tutje ju do të filloni të vizitoheni tek mjeku juaj për çdo javë. Dikur midis kësaj jave dhe javës së 37-të, mjeku do t’ju marrë kampione vagina-le dhe rektal-e për të kontrolluar për bakteret e quajtura streptokokë të grupit B. (Mos u shqetësoni, tampon-i është me madhësinë e një tamponi të rregullt pambuku dhe nuk do t’ju lëndojë fare).

Streptokoku i grupit B është zakonisht i padëmshëm tek të rriturit, por në qoftë se e keni atë dhe e kaloni tek foshnja gjatë lindjes, ai mund të shkaktojë ndërlikime serioze si pneumoni, meningjit ose ndonjë infeksion të gjaku-t. Meqenëse 10 deri 30% e grave shtatzënë e kanë bakterin dhe nuk e dinë që e kanë, është jetësore që të ekzaminoheni. (Bakteret shkojnë e vijnë vetiu, prandaj nuk jeni ekzaminuar më herët gjatë shtatzënisë). Në qoftë se jeni mbartës i streptokokut të grupit B, ju do të merrni antibiotikët intravenoz gjatë procesit të lindjes, gjë që e redukton shumë rrezikun e infeksionit për foshnjën.

Pages: 1 2 3 4