Foshnja juaj ende po shton në peshë me ritmin rreth 30 gram në ditë. Tashmë ajo peshon rreth 2.7 kg dhe është më shumë se 47 cm e gjatë (afërsisht me madhësinë e një tufe sallatë jeshile). Po i bie shumica e mbulesës me push të trupit të saj si dhe vernix caseosa, substanca e dylltë që e ka mbuluar trupin gjatë banjës amniotike nëntë mujore. 2Foshnja juaj i gëlltit të dyja këto substanca, së bashku me sekrecione të tjera, duke dhënë si rezultat një përzierje të errët të quajtur mekonium (të dalat fekale).

Në fund të kësaj jave, foshnja do të konsiderohet “në fillim të afatit” (Afati i plotë është 39 deri 40 javë. Foshnjat e lindura para javës së 37 janë të parakohshme, 41 javë është “fundi i afatit” dhe ata që lindin pas javës së 42 janë pas afatit). Ka shumë të ngjarë që foshnja juaj tashmë është me kokën poshtë. Por në qoftë se nuk është, mjeku juaj mund të sugjerojë programimin e një të ashtuquajturi version cefalik të jashtëm. Kjo është një formë shprehjeje për të treguar që mjeku do të ushtrojë presion në barkun tuaj për t’u përpjekur ta manipulojë foshnjën e për ta kthyer në pozicionin me kokën poshtë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Tani që foshnja juaj po zë kaq shumë vend, ju mund të keni shqetësime për të ngrënë një vakt me madhësi normale. Vakte më të vegjël e më të shpeshtë janë shpesh më të lehtë të përpunohen në këtë fazë. Nga ana tjetër, ju mund të keni më pak urth dhe të keni një kohë më të lehtë për të marrë frymë kur foshnja juaj fillon “të bjerë” poshtë në këllkun tuaj.

Pages: 1 2 3 4