Data e pritshme është tani shumë afër, por mjekët nuk e konsiderojnë foshnjën “në afat të plotë” deri në javën e 39-të. Kalimi i dy javëve të tjera në mitrën tuaj lejon trurin dhe mushkëritë e foshnjës tuaj të maturohen plotësisht. Kështu që, në qoftë se ju po planifikoni një prerje cezariane të përsëritur p.sh. mjeku juaj do ta programojë atë për jo më herët se java e 39-të, përveçse kur ka një arsye mjekësore për të ndërhyrë më herët.2

Foshnja juaj peshon 2.87 kg dhe është paksa më shumë se 48 cm nga koka tek thembrat. Shumë foshnja e kanë kokën plot me flokë nga 1.2 cm deri në 3.5 cm të gjatë. Por mos u befasoni në qoftë se flokët e foshnjës nuk janë me të njëjtën ngjyrë të flokëve tuaj. Çiftet me flokë të errët disa herë befasohen për një çast kur fëmijët e tyre dalin biondë apo kuqo dhe çiftet me flokë të verdhë janë befasuar nga foshnje me flokë të zinj ose të kafenjtë. Disa foshnja kanë vetëm një push të lehtë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Shtrëngimet Braxton Hicks mund të vijnë më shpesh tani, mund të zgjasin më shumë dhe të jenë më të parehatshme. Gjithashtu ju mund të vini re një shtim të shkarkimeve vagina-le. Në qoftë se shihni disa “shfaqje të gjakut” (mukozë të ngjyrosur me një sasi të vogël gjaku) në banjë apo në të brendshmet tuaja, dhimbjet e lindjes janë vetëm disa ditë më larg ose kanë kaluar. (Në qoftë se keni rrjedhje apo gjakderdhje më të rëndë, thërrisni menjëherë mjekun tuaj).

Gjithashtu, sigurohuni ta pyesni mjekun për rezultatet e analizës tuaj për streptokok të grupit B. Në këtë mënyrë, në qoftë se rezultati nuk është ende në kartelën tuaj kur keni shkuar në spital apo në qendrën e lindjes, ju do të jeni në gjendje t’i jepni në kohë personelit atje sinjalet që keni nevojë për të marrë antibiotikët.

Pages: 1 2 3