Foshnja juaj është shëndoshur me të vërtetë. Ajo peshon 3.1 kg dhe është mbi 49.5 cm e gjatë (pothuaj në madhësinë e një prasi). Ajo ka një kapje të mirë, të cilën ju shumë shpejt do ta provoni kur të mbani dorën e saj për herë të parë. Organ-et i janë maturuar dhe janë të gatshëm për jetën jashtë mitrës. 2

Pyesni veten se çfarë ngjyre do të jenë sytë e foshnjës tuaj? Ju mund të mos jeni në gjendje ta thoni menjëherë. Në qoftë se është lindur me sy bojëkafe, ato ka të ngjarë të mbeten bojëkafe. Në qoftë se është lindur me sy ngjyrë gri të çeliktë ose blu të errët, ato mund të mbeten gri apo blu, por edhe mund të kthehen në të gjelbër, ngjyrë lajthie, ose bojëkafe deri kur të mbushë moshën 9 muaj. Kjo sepse bebet e syrit të një fëmije mund të marrin më shumë pigment në muajt e parë pas lindjes, por ato zakonisht nuk do të bëhen më të “çelur” ose më blu. (Sytë e gjelbër, ngjyrë lajthie, dhe bojëkafe kanë më shumë pigment se sytë gri apo blu).

Si po ndryshon jeta juaj:

Për shumë gra, dy javët pasuese janë një provë durimi. Përdoreni këtë kohë për të përgatitur dhomën e fëmijës ose për të bërë ato gjëra që nuk do të mund t’i kryeni pasi fëmija të jetë lindur. Merrni një sy gjumë, jepuni pas leximit dhe shpenzoni pa ndërprerje kohën me partnerin sa të mundeni.

Një farë ënjtje në shputa dhe gjunjë është normale gjatë këtyre javëve të fundit, por thërriteni mjekun tuaj pa vonesë në qoftë se vini re ënjtje të tepërt apo të papritur në shputa apo gjunjë, më shumë se sa një ënjtje të lehtë në duar, çfarëdo ënjtje në fytyrë apo rrathë në sy (qeska nën sy), apo keni një shtesë të papritur në peshë.

Gjithashtu bëjini të ditur mjekut në qoftë se keni dhimbje koke të rëndë dhe të vazhdueshme, ndryshime të shikimit (si shikim i dyfishtë apo i mjegullt, i turbullt, njolla ose drita të forta, ndjeshmëri ndaj dritës apo humbje të përkohshme të shikimit), dhimbje të fortë në pjesën e sipërme të barkut, zbutje ose marrje mendsh e të vjella. Këto janë simptoma të një sëmundje serioze të quajtur preklampsi.

Pages: 1 2 3