Kjo javë shënon fillimin e periudhës embrionale. Nga kjo kohë deri në 10 javë, të gjithë organ-et e foshnjës fillojnë e zhvillohen dhe disa prej tyre fillojnë të funksionojnë. Si rezultat, kjo është koha kur embrioni është shumë i ndjeshëm ndaj gjithçkaje që mund të pengojë zhvillimin e tij.

Pikërisht tani foshnja juaj është një embrion me madhësinë e një fare lulëkuqe, që përbëhet nga dy shtresa, epiblast dhe hipoblast, nga të cilat do të zhvillohen të gjithë organet dhe pjesët e trupit.2

Placenta primitiv-e është e përbërë edhe ajo nga dy shtresa. Qelizat e saj depërtojnë në veshjen e mitrës duke krijuar hapësira për rrjedhën e gjaku-t, në mënyrë që të jetë në gjendje të furnizojë me oksigjen dhe ushqim foshnjën në rritje e sipër deri në fund të kësaj jave.
Po ashtu, tani janë të pranishme: qeska amniotike (mbështjellësi amniotik) që do të strehojnë foshnjën, lëngu amniotik që do ta mbrojë atë ndërsa rritet dhe qeska e albuminë-s që prodhon qelizat e kuqe të gjakut dhe ndihmon për ta ushqyer atë, deri kur placenta të jetë zhvilluar dhe të jetë në gjendje ta marrë përsipër këtë detyrë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Dikur këtë javë ju mund të jeni në gjendje të gjeni nëse jeni shtatzënë. Për rezultate më të sakta prisni deri në fund të javës, pastaj bëni një test shtatzënie në shtëpi. (Ju mund të provoni ta bëni një test të tillë nëse doni, por ka më shumë të ngjarë që përgjigje të saktë të merrni një javë pas periodës tuaj të pritshme).

Në qoftë se testi është pozitiv, atëherë duhet të kontaktoni me mjekun dhe të programoni vizitën e parë të paralindjes. Shumica e mjekëve nuk do t’ju vizitojnë deri sa të jeni tetë javësh shtatzënë, përveçse në rastet kur keni një sëmundje, keni pasur probleme me një shtatzëni të mëparshme apo keni simptoma që duhen kontrolluar.

Në qoftë se ju merrni ndonjë ilaç, me apo pa recetë, pyesni nëse është pa rrezik të vazhdohet me marrjen e tyre. Dhe sigurohuni që të vini në dijeni mjekun për çdo problem tjetër që ju shqetëson.

Pages: 1 2 3 4