Është e vështirë të thuhet se sa e madhe do të jetë foshnja juaj, por një e sapolindur mesatare peshon rreth 3.4 kg (afërsisht sa madhësia e një kungulli të vogël) dhe është rreth 51 cm e gjatë. Kockat e kafkës nuk i ka ende të ngjitura, gjë që i lejon ato të vihen njëra mbi tjetrën që të përputhen me kanalin e lindjes gjatë procesit të daljes. 2Kjo e ashtuquajtur “futje në kallëp” është arsyeja pse koka e foshnjës mund të duket pakëz konike pas lindjes. Rrini e qetë, kjo është normale dhe e përkohshme.

Si po ndryshon jeta juaj:

Pas muajsh pritjeje, data ju ka kaluar dhe ju jeni ende shtatzënë. Kjo është një situatë frustruese, e zakonshme në të cilën gjendeni. Ju mund të mos jeni dhe aq vonë sa mendoni, veçanërisht në qoftë se mbështeteni vetëm në datën e pritshme, të llogaritur nga dita e periodës tuaj të fundit. Disa herë gratë e kanë ovulacion-in më vonë nga sa pritet. Madje edhe me një datim të besueshëm, disa gra kanë shtatzëni të zgjatura pa ndonjë arsye të dukshme.

Keni edhe nja dy javë përpara se të konsideroheni “pas afatit”. Por për të qenë të sigurt se foshnja është ende duke lulëzuar, mjeku juaj do të programojë një testim për të pasur një sy tek ajo në qoftë se shtatzënia vazhdon.

Juve mund t’ju bëhet një profil biofizik, i cili konsiston nga një skanim me ultratingull për të parë lëvizjet në përgjithësi të foshnjës tuaj (lëvizjet e muskujve të kraharorit dhe diafragmë-s) dhe tonin e muskujve (nëse e hap dhe e mbyll dorën e vet, i zgjat dhe i përkul gjymtyrët e veta), si edhe sasinë e lëngut amniotik (lëngu amniotik) që e rrethon atë (kjo është e rëndësishme sepse tregon se sa mirë po e ndihmon placenta foshnjën).

Monitorimi i ritmit të zemrës së fetus-it (i quajtur një test kundër stresit), do të bëhet si test më vete apo si pjesë e një profili biofizik. Ose ju mund të bëni atë që njihet si profil i modifikuar biofizik, i cili konsiston në një test kundër stresit dhe një skanim me ultratinguj për të vlerësuar sasinë e lëngut amniotik.

Pages: 1 2 3 4