Zhvillimet kryesore të kësaj jave: Hunda, goja dhe veshët, të cilët ju do të shpenzoni kaq shumë kohë duke i puthur pas tetë muajsh, fillojnë të marrin formë. Në qoftë se do të mund të shihnit brenda në mitrën tuaj, do të gjeni një kokë me përmasa të mëdha dhe njolla të errëta atje ku po fillojnë të formohen sytë dhe flegrat e hundës së foshnjës. Veshët që po dalin janë shënjuar nga gropëza të vogla në anët e kokës dhe duart e këmbët, nga “sythe” të zgjatur. 2Zemra i rreh rreth 100 deri 160 herë në minutë, pothuaj dy herë më shpejt se juaja dhe gjaku po fillon të udhëtojë nëpër trup. Po zhvillohen zorrët dhe ka dalë në pah sythi i indeve, nga i cili do të lindin mushkëritë. Po i formohet gjëndra e hipofizës dhe pjesa tjetër e trurit, muskujve dhe kockave. Në këtë moment embrion-i është gati 6 mm i gjatë, afërsisht sa madhësia e një thjerrëze.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju mund ta gjeni veten që po zhvilloni një personalitet paksa të ndarë. Ndiheni në humor të ndryshueshëm një ditë dhe ditën tjetër e gëzuar. Megjithëse ju duket vetja e çekuilibruar (veçanërisht në qoftë jeni krenuar që e keni veten nën kontroll), ajo që po kaloni është normale. “Emocionet e ndryshueshme” shkaktohen pjesërisht nga luhatja e hormoneve. Por po të lëmë mënjanë hormonet, jeta juaj po ndryshon shumë, e kush nuk do të kishte plot emocione për këtë?

Rrjedhjet (njollat e gjakut në të mbathura e ose në letrën higjienike pas urinim-it) ose gjakderdhja, është relativisht e zakonshme në një shtatzëni të hershme dhe prek deri çerekun e grave shtatzëna. Ajo mund të ndodhë në një shtatzëni normale, por disa herë mund të jetë shenja e parë e një abort-i apo e një barre ektopik-e (shtatzënia ektopike). Në qoftë se keni ndonjë rrjedhje apo gjakderdhje, kontaktoni me mjekun tuaj.

A mund të jenë binjakë?

Sigurisht në shumë familje ka binjakë dhe ju ka më shumë të ngjarë që të mbani më shumë se një foshnjë në qoftë se u jeni nënshtruar trajtimeve për pjellorinë, por çdo grua mund të mbetet shtatzënë me më shumë se një foshnjë. A mundet që ju të jeni një prej tyre?

Pages: 1 2 3