Lajmi i mirë për këtë javë është që embrionit po i zhvillohen duart dhe këmbët, megjithëse ato duken më shumë si lopata se sa si ato gjymtyrët e vogla e topolake që ju i keni ëndërruar t’i prekni e t’i gudulisni. Teknikisht, foshnja juaj ende konsiderohet embrion, dhe ka diçka si një bisht të vogël, i cili është zgjatim i kërbishtit. Bishti do të zhduket brenda disa javëve, por ai është e vetmja gjë që zvogëlohet. Qysh nga java e kaluar, foshnja juaj është dyfishuar në madhësi dhe tani është rreth 1.3 cm e gjatë, afërsisht sa madhësia e një boronice. 2

Në qoftë se do të mund të shihnit brenda mitrës, do të lokalizonit qepallat që vetëm pjesërisht ia mbulojnë sytë që tashmë kanë njëfarë ngjyre, si edhe majën e hundës dhe vena-t e vogla nën lëkurën e hollë si një pergamenë. Të dy hemisferat e trurit të foshnjës tuaj janë në rritje dhe mëlçia nxjerr qeliza të kuqe të gjakut deri sa të formohet palca e kockës dhe ta marrë përsipër këtë rol. Ka edhe një apendicit dhe një pankreas që do të prodhojë hormonin insulinë për të ndihmuar tretje-n. Në zorrët që rriten, po fryhet një lak e po shndërrohet në kordonin e kërthizës (kordoni umbilikal), me enë të dallueshme gjaku, i cili do të transportojë oksigjenin dhe lëndët ushqyese për tek trupi i vogël.

Si po ndryshon jeta juaj:

Uterus (mitra) juaj është dyfishuar në madhësi në pesë javët e kaluara dhe të ngrënët mund ta ndjeni si një detyrim apo edhe më keq, nga të përzierat e të vjellat e mëngjesit që janë në kulm. (Në qoftë se ndiheni mirë, mos u shqetësoni, jeni me fat!)

Mund të duhet të urinoni më shpesh se zakonisht, në saje të volumit të shtuar të gjakut dhe lëngut suplementar që përpunohet në veshkat tuaja. (Deri tani, ju keni rreth 10% më shumë gjak se sa kishit para se të mbeteshit shtatzënë. Dhe nga fundi i shtatzënisë tuaj ju do të keni 40 deri 50% më shumë gjak që rrjedh në venat tuaja, për të plotësuar kërkesat e foshnjës që do të lindet). Me rritjen e mitrës, edhe presioni në fshikëzën e urinës do t’ju çojë më shpesh në banjë.

Pages: 1 2 3