E reja këtë javë është: gishtat e duarve dhe këmbëve fillojnë të rriten, qepallat mbulojnë praktikisht sytë e foshnjës, gypat e frymëmarrjes zgjaten nga fyti deri në degët e mushkërive të saj të zhvilluara dhe “bishti” pothuaj i është zhdukur. Në trurin e saj, qelizat nervore po degëzohen për t’u lidhur me njëra tjetrën, duke formuar rrugë nervore primitiv-e. 2

Ju mund të ëndërroni me sy të hapur për foshnjën, si të njërit seks apo të tjetrit, por gjenital-et e jashtme ende nuk janë mjaftueshëm të zhvilluara për të zbuluar nëse keni djalë apo një vajzë. Sidoqoftë, foshnja juaj, me madhësi pothuaj sa një kokërr fasule, lëviz e zhvendoset vazhdimisht megjithëse ju nuk mundeni ta ndjeni këtë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju mund të vini re që gji-mbajtësja juaj po bëhet më e shtrënguar. Së shpejti ka gjasa që t’ju nevojitet një masë më e madhe e me mbështetje më të mirë. Nivelet në rritje të hormoneve shkaktojnë rritje të gjinjve dhe ndryshime të indeve të tjera, të gjitha në përgatitje për prodhimin e qumështit. Gjinjtë mund të vazhdojnë t’ju rriten gjatë gjithë shtatzënisë. Mos u befasoni në qoftë se ju rriten një masë apo dy, veçanërisht në qoftë se e keni fëmijën e parë. Mbajeni parasysh këtë dhe lejoni hapësirë kur investoni për një gji-mbajtëse të re.

Ndjeheni e lodhur?

Ndryshimet hormonale veçanërisht një rritje dramatike e progesteron-it mund të kontribuojnë në pasivitetin tuaj. Edhe të përzierat dhe të vjellat, natyrisht ju kushtojnë energji. Dhe mund të keni shqetësime për një gjumë të mirë natën, veçanërisht në qoftë se nuk ndiheni rehat apo keni nevojë të ngriheni për të urinuar

Cilët teste të paralindjes janë për ju?

Pages: 1 2 3