Banori juaj i ri është afërsisht 2.54 cm i gjatë, afërsisht sa madhësia e një kokrre rrushi dhe peshon vetëm disa gramë. Ai fillon gjithnjë e më shumë të ngjajë me një qenie njerëzore. Pjesët kryesore të trupit fillojnë e dallohen, megjithëse do të kalojnë edhe nëpër shumë modifikime gjatë muajve të ardhshëm. Ndryshime të tjera janë me bollëk: Zemra e foshnjës e përfundon ndarjen në katër dhomëza, në të fillojnë të formohen kllapat, po ashtu edhe dhëmbët e vegjël. “Bishti” embrion-it është zhdukur plotësisht. 2Organ-et, muskujt dhe nervat e foshnjës tuaj po fillojnë të formohen. Organet e jashtme të seksit janë atje por nuk do të jenë të dallueshme si mashkullore apo femërore edhe për disa javë të tjera. Sytë i janë formuar plotësisht, por qepallat e tyre janë të ngjitura dhe nuk do të hapen deri në javën e 27-të. Ka llapa të vogla të veshëve dhe goja, hunda dhe flegrat e hundës janë më të dukshme. Placenta është zhvilluar mjaftueshëm sa të marrë përsipër pjesën më të madhe të punës së rëndësishme të prodhimit të hormoneve. Tashmë që fiziologji-a bazë e foshnjës është në vend, ajo është e gatshme për një rritje të shpejtë të peshës.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju mund të mos dukeni ende se jeni shtatzënë, edhe pse mesi ju është trashur pak. Por ndoshta e ndjeni veten shtatzënë. Jo vetëm që të përzierat e të vjellat e mëngjesit dhe simptomat e tjera fizike shfaqen me forcën e tyre të plotë për shumicën e grave por mund të shfaqni edhe emocione të ndryshueshme.

Shumica e ngurrimeve tashmë janë të zakonshme, është krejt normale që të ndiheni hera herës e ngazëllyer dhe tmerruar që shtatzënia po bëhet e dukshme. Përpiquni të qetësoheni. Shumica e grave gjejnë që kjo gjendje shpirtërore shpërthen afërsisht nga java e 6 deri në javën e 10-të, lehtësohet në tremujorin e dytë dhe pastaj rishfaqet kur shtatzënia i afrohet fundit.

Kur duhet treguar në vendin ku punoni?

Pages: 1 2 3