Të dhënat nga një studim 3 vjeçar i 10,430 grave të moshave 70 vjeçare, treguan se gati gjysma kishin raportuar që qëndronin zgjuar në orët e para të mëngjesit, ndërsa më shumë se një të katërtës i duhej një kohë e gjatë për të fjetur (Mosha dhe Plakja 2003; 32: 154-63).

Një në 5 gra tha se kishin fjetur keq gjatë natës, dhe një në 10 u ankua që rrinte zgjuar në pjesën më të madhe gjatë natës ose që rrinte zgjuar si rezultat i shqetësimeve.

Gratë të cilat kishin vështirësi për të fjetur, ndjenin se shëndeti i tyre mendor dhe fizik ishte shumë i dobët.

Përdorimi i ilaçeve të gjumit ishte i lidhur me një funksion të dobët social dhe fizik, shëndet të dobët mendor, rrëzime, aksidente dhe një rritje nevoje për kujdes shëndetësor.