Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Shytat

Informacion i përgjithshëm

Shytat përbëjnë një infeksion të gjëndrave të pështymës, të cilat gjenden në anën e qafës, poshtë veshëve tuaj. Shytat janë më të zakonshme tek fëmijët e moshës shkollore dhe adoleshentët.

Shytat shkaktohen nga një virus dhe përhapen nëpërmjet kollës dhe teshtitjes. Pasi është prekur nga virusi, sëmundjes i duhet rreth 12 deri në 25 ditë për t’u përhapur (periudha e inkubacion-it).

Njerëzit me shyta janë të prekur në rreth një javë para fillimit të simptomave, deri në nëntë ditë më pas, pasi ënjtja të jetë shfaqur.

Simptomat

  • Temperaturë;
  • Dhimbje koke;
  • Lodhje;
  • Humbje oreksi;
  • Gjëndra të fryra.

Zakonisht ka ënjtje dhe ndjeshmëri apo dhimbje që ndikojnë në të dy gjëndrat pështymore. Ndonjëherë një gjëndër do të bymehet, pasuar nga të tjera pas një ose dy ditësh. Mund të keni dhimbje dhe parehati, ndërkohë që gëlltisni, flisni, përtypni ose pini.

Disa fëmijë nuk kanë simptoma dhe mund të kenë shytat pa e ditur.

Komplikacione

Shytat janë zakonisht një sëmundje e butë, por disa njerëz mund të zhillojnë komplikacione serioze dhe rrallë këto komplikacione mund të jenë fatale. Komplikacionet përfshijnë meningjit-in dhe shurdhimin e përhershëm.

Meshkujt që kanë shyta pas pubertet-it janë në rrezik të të zhvilluarit të ënjtjes së testikujve. Kjo mund të jetë shumë e dhimbshme dhe në disa raste mund të sjellë probleme të fertilitetit, ndërkohë që sterilitet-i është një komplikacion i rrallë. Simptomat duhet të largohen brenda një jave.

Shytat gjithashtu do të rrisin rrezikun e abort-it gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë.

Vaksinimi

Nuk ka një trajtim specifik për shytat, kështu që parandalimi i tij nëpërmjet imunizim-it është shumë i rëndësishëm.  Kujdesi për shëndetin publik ndër të tjera përfshin vaksinë-n e fruthit falas duke përfshirë edhe vaksinën e fruthit-shytave-rubeolë-s (vaksina MMR). Fëmijët të cilët janë të imunizuar marrin vaksinën MMR në moshën 12 muajshe deri në 4 vjeç.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Gjithmonë duhet të shkoni tek doktori nëse ju mendoni se fëmija juaj ka shytat.

Gjithashtu shkoni tek doktori nëse:

Pages: 1 2