Si është jeta juaj seksuale pas lindjes së një foshnjeje?

Lindja e një fëmije është një përvojë e mrekullueshme që të ndryshon jetën, por pa marrë parasysh se sa e doni fëmijën tuaj, përkujdesja për një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) mund të japë një goditje në jetën tuaj seksuale.

Për ta thënë troç: fëmijët janë “vrasësit e seksit”, thotë psikiatri Gail Saltz, doktor në spitalin presbiterian në Nju Jork – qendra mjekësore Weill Cornell.

Edhe pse rikthimi në ritmin seksual të gjërave mund të jetë i vështirë, ai është një proces i domosdoshëm që sfidon pjesën më të madhe të çifteve, thotë Saltz, i cili është specializuar në terapi seksi dhe është autor i librit Efekti Valëzues: Si mund të çojë një jetë e mirë seksuale në një jetë më të mirë.

“Është e vështirë, por që mund të bëhet”, thotë ai “për sa kohë që ju keni pritshmëri të arsyeshme për veten dhe trupin tuaj”.

Ndezja e “dritës jeshile” për të bërë seks pas lindjes së fëmijës

Shumica e grave e marrin aprovimin për të bërë seks nga mjekët e tyre në mes të 4 – 6 javëve pas lindjes. Para se të filloni përsëri, ju nuk duhet të keni asnjë rrjedhje vagina-le të paslindjes, e njohur si lokia. Pavarësisht nga lloji i lindjes, vaginale apo prerje cezariane, të gjitha gratë që lindin e kalojnë këtë periudhë disa javë më vonë.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale para se rrjedhjet vaginale të ndalojnë, ju vë në rrezik për të marrë infeksione. Nëse keni patur shumë qepje gjatë lindjes së fëmijës, aprovimi për të rifilluar seksin, mund të kërkojë edhe më shumë kohë për t’u marrë.

Nëna – mungesa e gjumit e mbyt dëshirën seksuale

Për nënat e foshnjave, tejlodhja është ndoshta pengesa më e madhe për t’u ndjerë seksi përsëri. Sidomos në fillim, një fëmijë i porsalindur zakonisht zgjohet për t’u ushqyer çdo dy ose tre orë përgjatë gjithë ditës. Ky model mund të vazhdojë për muaj me rradhë.

Pages: 1 2 3 4 5