Siguria e celularëve është në dyshim

Epidemiolog-ët kanë rishikuar shqetësimet në lidhje me sigurinë e përdorimit në mënyrë konstant-e të celularëve, duke treguar se shumica e studimeve të mëparshme kanë qenë me të meta.

Ekspert-ët e shëndetit mjedisor nga Spanja dhe Izraeli kanë vënë në pikëpyetje të dhënat që sugjeronin se përdorimi i celularit nuk rrit rrezikun e tumor-it të trurit, duke thënë se pjesëmarrësit në studime të mëparshme kanë patur nivel të ulët përdorimi të celularëve dhe periudha të shkurtëra vëzhgimi.

Interphone, me studimin më të madh deri tani, ndoqi përdoruesit e celularëve për një periudhë 5 vjecare, thuhet në revistën Puna e Mjekësisë dhe e Mjedisit (2011; 68: 169-71).

Rreziku duket se kufizohet në një pjesë të vogël të trurit, kështu që studimet që analizojnë të tëra tumoret e trurit së bashku kanë shumë shanse që të kenë rritur rrezikun, shkruhej më tej në revistë.

Të dhënat sugjerojnë se përdoruesit e celularit për një kohë të gjatë kanë një rrezik në rritje për tumoret solide të trurit, dhe njerëzit që flasin shumë gjatë ditës (mesatarisht 27 minuta në ditë) gjithashtu kanë një rrezik 40% më të lartë.

Përdoruesit e mëdhenj kanë një rrezik në rritje për glioma në lobin temporal.

“Edhe një rrezik në nivel individual mund që eventualisht të rezultojë në një numër të konsiderueshëm tumoresh dhe të bëhet një çështje e rëndësishme e shëndetit publik”, thanë autorët e studimit, që në fund shtuan se është e nevojshme që të bëhen më shumë kërkime.

Ata këshillojnë reduktimin e ekspozimit ndaj celularëve, kryesisht për të rinjtë, me masa ta thjeshta si dërgimi i mesazheve.