Ndoshta nuk e dini po shtëpia mund të jetë një vend i rrezikshëm për fëmijët. Sipas Fondacionit për Parandalimin e Aksidenteve tek Fëmijët, shtëpitë private janë në krye të listës së vendeve ku fëmijët kanë shumë mundësi të dëmtohen. Në fakt, gjysma e vdekjeve të paqëllimshme dhe ¾ e plagosjeve jo fatale tek fëmijët nën moshën 5 vjeç ndodhin në shtëpi. Rënia në pishina dhe në vatrat e zjarrit përbëjnë gjysmën e këtyre vdekjeve. Mbytjet dhe aksidentet në vendet e mbajtjes së makinave dhe gjatë manovrimit të tyre janë pjesa tjetër e vdekjeve dhe aksidenteve.

Këto mund të jenë statistika të zymta, por shumë dëmtime në shtëpi mund të parandalohen dhe evitohen. Për ta bërë shtëpinë sa më të sigurt që të jetë e mundur, është mirë që të kontrolloni në çdo cep të shtëpisë për rreziqe të mundshme. Një moment i mirë për ta bërë këtë gjë është kur fëmijët fillojnë dhe zvarriten nëpër shtëpi. Përpiquni që të ecni me gjunjë dhe të shikoni në çdo dhomë me syrin e një fëmije. Mos harroni kopshtin, vendet e lojërave dhe depot.

Siguria në shtëpi: disa këshilla

Të përgjithshme

  • Instaloni alarmin e tymit, kryesisht në kuzhinë dhe në dhomat e fëmijëve;
  • Mbuloni të tëra prizat e energjisë elektrike të papërdorshme me mbulesa të sigurta;
  • Pasi mbaroni së përdoruri, hiqni nga priza të tëra aplikimet elektrike;
  • Nëse është e mundur, instaloni tokëzues në kutinë hyrëse të energjisë elektrike, që ndalon energjinë elektrike nëse dikush bie në kontakt me të;
  • Dyert që përplasen dëmtojnë gishtat. Vendosni mbyllës dyersh tek këto dyer;
  • Vendosni xhama sigurie në të tëra dyert dhe dritaret e ulëta;
  • Nëse shtëpia ka më shumë se një kat, sigurohuni që dritaret në katin e sipërm të jenë të mbyllura, që fëmijët të mos dalin nga ato;
  • Instaloni barriera vertikale në ballkon. Barrierat horizontale kalohen lehtë;
  • Nëse keni dyer me mbyllje automatike sigurohuni që të mbani çelësat e tyre, në mënyrë që t’i hapni lehtë në rast emergjence;
  • Mbani shënim numrat e telefonit të emergjencave (doktor, polici, ambulancë);

Pages: 1 2