Faktorë që kontribuojnë janë mbikqyrja e papërshtatshme, mosha e fëmijëve (bebet dhe fëmijët deri në moshën 3 vjeç janë në rrezik shumë të lartë) dhe varieteti i mjedisit të ujrave. Një fëmijë i vogël mund të futet në ujë në det, pishinë, vaska etj, deri në disa centimetra.

Parandalimi i mbytjes në shtëpi

Pavarësisht masave të tjera, gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni për të parandaluar fëmijët nga mbytja është që t’i shikoni nga afër edhe kur ata nuk janë në ujë. Mund të largoni rrezikun duke ndjekur këto hapa:

  • Boshatisni vaskat dhe pishinat pas përdorimit.
  • Kurrë mos i lini fëmijët e vegjël vetëm në vaska dhe pishina. Nëse duhet të largoheni për në banjë, merrni fëmijën me vete.
  • Rrethoni vaskat dhe pellgjet me peshq me rrethues të fortë.
  • Kontrolloni kopshtin pas shirave për t’u siguruar se uji nuk ka hyrë në konteinerët që janë në kopësht.
  • Fëmijët e vegjël mund të humbin drejtpeshimin dhe të bien në kova e gropa lehtësisht. Blini kova me kapakë dhe mbajini ato në lartësinë e duhur që fëmijët të mos i arrijnë dot.

Pishinat

Në përgjithësi, më shumë se gjysma e fëmijëve rrëzohen. Kjo zakonisht ndodh në pishinën e oborrit të pasmë të shtëpisë. Nëse keni pishinë, ligji ju detyron që të vendosni një gardh përreth saj në mënyrë që ta ndani atë nga pjesa tjetër e kopshtit. Duhet të kontrolloni me autoritetet e pushtetit lokal kërkesat specifike në lidhje me këtë rast sepse ligjet mund të jenë të ndryshme midis shteteve dhe territoreve të vendit. Rrethimi i pishinës duhet që të plotësojë standartet në lidhje me lartësinë, konstruksionin dhe portat.

Nëse keni pishinë, sigurohuni që të mbikqyrni si më poshtë:

  • Kurrë mos e lini fëmijën vetëm afër pishinës pa mbikqyrje të të rriturve;
  • Kur pishina nuk përdoret, pastrojeni nga lodrat, topat, pajisjet notuese dhe çdo gjë që mund të tërheqë fëmijët;
  • Nëse pishinën e përdorin disa fëmijë, një i rritur ose fëmijë më i madh se të tjerët duhet që t’i mbikqyrë ata;
  • Mos besoni në pajisjet notuese si elemente mbikqyrjeje. Disa prej tyre, nëse nuk rrinë mirë në trup mund të jenë të rrezikshme;

Pages: 1 2