Rrëzimet janë ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të fëmijëve. Fëmijët duan të vrapojnë, të hidhen dhe të zbulojnë mjedisin e tyre dhe disa rrëzime janë pjesë e procesit të rritjes. Megjithatë, disa tipe rrëzimesh mund të jenë serioze. Nëse keni fëmijë, mendoni në lidhje me aftësitë e tyre fizike dhe se çfarë mund të jenë ata të aftë të bëjnë. Në këtë mënyrë ju mund të parandaloni situatat kur mund të ndodhin plagosjet.

Dyshemetë rrëshqitëse janë të rrezikshme për të tërë fëmijët. Pastroni lëngjet që bien në dysheme sa më shpejt dhe përdorni pllaka dhe mbulesa që nuk rrëshqasin në banjë dhe në vendet e kalimit. Punonjësit e dyqaneve që tregtojnë pajisje shtëpiake ndihmojnë në përcaktimin e pajisjeve dhe mjeteve që reduktojnë rrëshqitjen në dysheme.

Bebet dhe fëmijët e vegjël

Bebet dhe fëmijët e vegjël bien shpesh, sidomos kur fillojnë të hedhin hapat e para dhe mësojnë të ecin. Sigurohuni që mjedisi është i pastër nga gjërat që mund të pengojnë si nga kabllot elektrike dhe gjërat e pa fiksuara në dysheme.

  • Mos blini karrocë fëmijësh për ecje. Ekspert-ët thonë se ato kontribuojnë në dëmtime sepse lejojnë që fëmija me to të ecë më shpejt sesa mund të ecë vetë, duke e vënë fëmijën në rrezik të bjerë kur ecën pa ato. Gjithashtu, nuk ka të dhëna se ato ndihmojnë që fëmijët të fillojnë të ecin më shpejt vetë.
  • Vendosini fëmijët në vende ku ata nuk rrëzohen. Më mirë ndërrojini veshjet e bebes në dysheme sesa në tavolinë, por nëse përdorni tavolinë për ndërrimin e veshjeve të bebes, kurrë mos e lini beben vetëm. Nëse duhet të hapni derën ose të përgjigjeni në telefon, merreni beben me vete.
  • Një nga shkaqet e plagosjeve të fëmijëve që ndeshet më shpesh është rënia e bebeve nga karriket e larta. Përpara se të blini një karrike të lartë për beben, lëvizeni atë përpara e pas për të parë nëse ajo është e sigurt.
  • Sigurohuni që karrikja të ketë një rrip që lidh beben në mes dhe parandalon që bebja të hidhet. Nëse karrikja nuk e ka, blini një të tillë.
  • Lidhini fëmijët dhe bebet në karrocë.

Pages: 1 2