Meqenëse rrugët e frymëmarrjes së fëmijëve janë shumë të vogla ata mund të mbyten lehtë me ushqime dhe objekte të tjera të vogla që ata tentojnë që t’i fusin në gojë. Objektet më të zakonshme që gjenden përreth shtëpisë, si qese plastike dhe materiale të tjera përbëjnë rrezik, kështu që lexoni dhe gjeni mënyrat se si të reduktoni rrezikun e mbytjes dhe asfiksi-së.

Ushqimi

Përpara moshës 3–4 vjeçare, dhëmbët e fëmijëve të vegjël nuk janë të zhvilluar mjaftueshëm që të përtypin ushqimin në mënyrë të përshtatshme. Kur ushqeni fëmijën mbani mend të:

  • Copëtoni mishin dhe salçiçet në copa shumë të vogla dhe të hiqni lëkurën nëse duhet. Ushqimet e forta si karrota, selino e molla, duhet të ngrihen e të bëhen pure. Kurrë mos i jepni fëmijës ushqime në formë solide;
  • Kurrë mos i jepni fëmijës së vogël ose bebes kikirikë ose arrorë të tjerë;
  • Kurrë mos i jepni fëmijës nën 5 vjeç kokoshka, karamele të forta ose patatina;
  • Largoni kockat e vogla nga ushqimi i fëmijëve;
  • Inkurajoni fëmijën që të qëndrojë i qetë kur është duke ngrënë dhe duke pirë (vrapimi ose lojërat ndërsa fëmija është duke ngrënë shtojnë shanset për mbytje);
  • Gjithmonë mbikqyrni fëmijën kur është duke ngrënë; dhe
  • Kurrë mos e detyroni fëmijën të hajë gjërat që nuk do.

Lodrat dhe objektet e vogla

  • Mbani objektet e vogla si gozhda, monedha, kopsa të humbura, rruaza, figurina të vogla etj, larg fëmijëve. Një fëmijë mund të mbytet me çdo objekt të vogël që mund të vendoset në një kuti apo kanistër;
  • Përpiquni që të evitoni blerjen e objekteve si qese me rruaza dhe lodra që përmbajnë rruaza që mund të gëlltiten nga fëmijët;
  • Lodrat që përmbajnë pjesë të vogla, si ato që mund të blihen në makinat me pagesë, mund të gëlltiten lehtë dhe të shkaktojnë mbytje. Këto lodra nuk janë të përshtatshme për fëmijët më të vegjël se 3 vjeç;
  • Lodrat që gjenden brenda dhuratave të Krishlindjeve dhe brenda vezëve prej çokollate nuk duhet t’u jepen fëmijëve të vegjël;

Pages: 1 2