Pneumonia - Merrni një trajtim të shpejt!

Simptomat zakonisht varen nga shkaku i pneumoni-së; megjithatë një kollë e thatë ose e tepruar, dhimbje kraharori, temperaturë ose të dridhura dhe vështirësi në frymëmarrje ose mungesë frymëmarrje, janë të gjitha simptoma të përbashkëta të peneumonisë.

Pneumonia bakteriale

Në rastin e pneumonisë bakteriale simptomat mund të shfaqen papritmas dhe mund të jenë shumë të rënda ose mund të shfaqen në mënyrë më graduale. Simptomat mund të përshijnë:

  • Një rritje e shpejtë e nivelit të frymëmarrjes dhe puls-it;
  • Ngjyrë blu e lehtë e buzëve dhe thonjve për shkak të mungesës së oksigjenit;
  • Dhëmbë që kërcasin;
  • Dridhje;
  • Djersitje e tepruar;
  • Dhimbje e fortë kraharori;
  • Paqartësi mendore;
  • Kollë e bollshme me mukozë jeshile ose të verdhë, ose mukozë e cila është e kuqe ose kafe nga gjaku; dhe
  • Temperaturë të lartë.

Pneumonia virale

Doktorët mendojnë se të paktën gjysma e të gjitha pneumonive shkaktohen nga viruset. Shumica e pneumonive virale nuk janë serioze dhe zgjasin vetëm pak, por virusi i gripit mund të shkaktojë pneumoni të rëndë tek pleqtë ose njerëzit me imunitet të dobët. Në disa raste pneumonia virale mund të komplikohet nga një infeksion bakterial dhe të shfaqë simptomat e pneumonisë bakteriale. Simptomat e pneumonisë virale mund të jenë të njëjta me gripin, dhe përfshijnë:

  • Dhimbje koke;
  • Temperaturë;
  • Kollë të thatë;
  • Lodhje e përgjithshme dhe dhimbje muskujsh; dhe
  • Rraskapitje.

Nganjëherë mund të ketë një përkeqësim të shpejtë të gjendjes, duke kaluar në marrje fryme ekstreme dhe një nevojë të madhe për ajër.

Pneumonia mukoplazmatike

Kjo është forma më e përhapur e penumonisë tek njerëzit nën 40 vjeç. Ajo shpesh ndodh si një formë epidemik-e në grupe të kufizuara siç janë familjet, studentët dhe personeli ushtarak. Zakonisht është e butë, por mund të jetë edhe e rëndë. Nganjëherë kolla dhe dobësia që ndjeni mund të vazhdojnë për javë të tëra nëse nuk kurohen.
Simptomat e zakonshme përfshijnë:

  • Të dridhura dhe temperaturë;
  • Fyt të thatë;
  • Kollë të thatë;
  • Lodhje e cila mund të zgjasë për javë me radhë pasi ka pushuar sëmundja;
  • Dhimbje kyçesh dhe muskujsh; dhe

Pages: 1 2