Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Sindroma e zorrës së irrituar (IBS)

Informacion i përgjithshëm

Sindroma e zorrës së irrituar (IBS) është një problem i zakonshëm. Ajo përfshin dhimbjet e barkut me ndryshime në lëvizjen e zorrëve. Rreth 20% e njerëzve vuajnë nga IBS-ja në një moment të caktuar të jetës së tyre.

IBS-ja është më e zakonshme tek gratë sesa tek burrat dhe ndodh më shpesh në moshat e reja. IBS-ja zakonisht është e vazhdueshme dhe ka disa raste kur simptomat janë më keq sesa në herët e tjera. Të paturit e IBS-së nuk do të thotë se ju keni më shumë mundësi për zhvillimin e kancer-it të zorrës së trashë në jetën tuaj.

Një diagnozë e IBS-së mund të bëhet nga mjeku juaj.

Simptomat e IBS-së

Disa njerëz me IBS kryesisht kanë kapsllëk, të tjerët kanë diarre. Shumë njerëz me IBS kanë alternim ndërmjet kapsllëkut dhe diarre-së. Simptomat janë:

  • Dhimbje barku;
  • Dhimbje që mund të jetë e mprehtë ose e shurdhët;
  • Kapsllëk: ndjenjë sikur nuk është e mirë menaxhuar siç duhet boshatisja e fshikëzës; të paturit e lëvizjeve të zorrëve më rrallë dhe një ndjenjë lëvizjeje në barkun tuaj;
  • Diarre: të paturit e lëvizjeve të zorrëve shumë shpesh;
  • Nevojë për të shkuar shpejt në tualet;
  • Fryrje ose zhurma në barkun tuaj;
  • Dhimbje koke;
  • Mukus në jashtëqitjen tuaj.

Shkaktarët e IBS-së

Shkaku i IBS-së nuk është i njohur, por faktorë të caktuar mund të shkaktojnë simptomat e tij, dhe konkretisht:

  • Stresi;
  • Gjendja e depresion-it;
  • Helmimi nga ushqimi;
  • Ushqime dhe pije të caktuara;
  • Disa ilaçe;
  • Disa njerëz gjejnë se shmangia e alkool-it, kafeinë-s dhe nikotinë-s mund të zvogëlojë simptomat e IBS-së;
  • Disa gra vuajnë nga simptomat e IBS-së përpara ose gjatë periodave;
  • Intoleranca ndaj laktozë-s mund të jetë një shkak dhe ka nevojë që të diagnostikohet nga doktori përpara se ndryshime të përkohshme të dietës të jenë bërë.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse keni një ndryshim të vazhdueshëm të lëvizjes së zorrëve, veçanërisht nëse ju jeni mbi 40 vjeç;
  • Nëse keni gjak në jashtëqitjen tuaj;
  • Nëse keni një humbje peshe të pashpjegueshme;
  • Nëse keni temperaturë dhe të vjella që ndodhin shpesh;
  • Nëse keni kapsllëk të rëndë, diarre ose dhimbje barku;

Pages: 1 2