Sindroma metabolike

Sindroma metabolike është një tërësi kushtesh – të cilat të gjitha rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës – që ndodhin së bashku tek një individ. Njerëzit me sindromën metabolike jo vetëm që kanë një rritje të rrezikut të sëmundjes së zemrës, por rreziku i tyre i diabet-it është edhe më i lartë se mesatarja. Sindroma metabolike (e njohur edhe si sindroma X dhe si sindroma e rezistencës së insulinës) prek rreth 20-30% të popullsisë së rritur.

Pesë organizatat e rëndësishme ndërkombëtare kohët e fundit kanë zhvilluar një përkufizim të unifikuar për sindromën metabolike. Për të patur sindromën metabolike, një person duhet të ketë të paktën 3 nga 5 gjendjet anormal-e:

  • Obezitet qendror (yndyrat e trupit janë përqendruara rreth belit);
  • Një rritje të nivelit të triglicerideve (një lloj yndyre në gjak);
  • Një nivel të ulët të kolesterol-it HDL (kolesteroli “i mirë”);
  • Presion të lartë të gjaku-t; ose
  • Një rritje të nivelit të sheqerit pas një periudhe agjërimi, apo diagnostikuar më parë me diabetin e llojit 2;

Nëse ju keni presion të lartë të gjakut, gjë që tashmë është normale pasi është diçka që kontrollohet nga ilaçet dhe qëllimet e diagostikimit të sindromës metabolike janë klasifikuar ende si të paturit e presionit të lartë të gjakut. Në mënyrë të ngjashme, është në rastet kur kolesteroli juaj HDL ose rezultatet e triglicerideve janë anormale por ju jeni duke marrë ilaçe për t’i bërë ato që të jenë në normalitet, atëherë ju jeni klasifikuar akoma si të paturit e këtyre faktorëve rrezikues.

Federata Internacionale e Diabetit përkufizon obezitetin qendror tek njerëzit me prejardhje evropiane, raste kur perimetri i belit prej 94 cm apo më shumë tek meshkujt dhe 80 cm apo më shumë tek gratë. Por, këto vlera nuk janë të përshtatshme për të gjitha grupet etnike për shkak të dallimeve  proporcionale të trupit në popullsi të ndryshme. Në pjesën Jugore dhe Juglindore të popujve të Azisë, vlerat përkatëse janë 90 cm për burrat, por mbeten në 80 cm për gratë.

Kush e merr sindromën metabolike?

Pages: 1 2 3 4