Sinozitet (Sinusitet)

Sinozit-i (Sinusit) mund të rezultojnë nga infeksioni ose alergji-a.

Sinuset

Sinus-et janë hapësira në kockat e kafkës që janë kryesisht plot me ajër. Funksioni i tyre ekzakt është i paqartë. Ato ndihmojnë që koka e njeriut të mos jetë shumë e rëndë dhe ndoshta luajnë një rol në qartësimin e të dëgjuarit.

Ka tre palë sinuse dhe një sinus sfeniodal, që është në qendër të kokës. Sinuset maksilar-e janë poshtë syve në çdo anë të hundës, sinuset frontale janë mbi sy dhe sinuset e etmoidit prapa syve. Çdo sinus ka një hapje të vogël ose tub që i lidh ato me pjesën e prapme të hundës.

Kanali i sinuseve prodhon një fluid të pastër (mukus) që i pastron ato nga materialet e padëshirueshme. Ky fluid kalon nëpërmjet kanaleve në pjesën e prapme të hundës dhe fytit nga ku gëlltitet. Kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme, edhe pse ne nuk jemi të interesuar shumë për këtë. Kur fluidi prodhohet me shumicë atëhere kthehet në gëlbazë ose rrufë. Kjo mund të sjellë një irritim kronik të fytit që njihet me emrin rrufa post-nazal-e.

Shkaqet e sinoziteve (sinusit)

Ka 2 shkaqe kryesore të shtimit të prodhimit të mukusit: infeksioni dhe alergji-a.

Meqenëse vrimat që vazhdojnë nga sinuset janë të vogla, ato mund të bllokohen lehtë. Kur kjo ndodh, presioni në sinuse rritet duke shkaktuar simptoma që mund të variojnë nga një ndjenjë e lehtë kongjestion-i, si një e ftohur tipike, në dhimbje të ndryshme. Ndonjëherë mund të ndodhë edhe reduktim dëgjimi ose bllokim i veshëve. Kjo sepse tubi Eustakian, që lidh veshin e mesëm me pjesën e prapme të hundës bllokon vrimat e sinuseve.

Infeksionet mund të variojnë nga sëmundje virale te infeksione të ndryshme bakteriale. Në këto raste mukusi trashet dhe bëhet zakonisht në ngjyrë të gjelbër ose të verdhë. Shpesh është i nevojshëm trajtimi me antibiotikët. Një komplikim i rrallë mund të jetë përhapja e infeksioneve në strukturat e afërme si sy dhe tru, që është një komplikim serioz i infeksioneve të patrajtuara të sinuseve.

Pages: 1 2