Skaneri tomografik i kompjuterizuar

Një skaner tomografik i kompjuterizuar (tomografi e kompjuterizuar) është një ekzaminim i sofistikuar me anë të rrezeve X që prodhon pamje 3 dimensionale të prerjeve tërthore të çdo pjese të trupit, duke përdorur një kompjuter.

Përse bëhet ky test?

Ka disa arsye përse bëhet ky test. Një nga arsyet kryesore është të ndihmojë mjekun për të përcaktuar diagnozë-n, veçanërisht atëherë kur rrezet X normale nuk kanë zbuluar ndonjë sëmundje. Ky skaner mund të zëvendësojë shpesh teknikat e tjera të përdorura për të diagnostikuar, siç është kirurgji-a eksploruese. Disa persona duhet ta bëjnë testin për të përcaktuar se sa mirë ata kanë reaguar ndaj një trajtimi të veçantë, p.sh. pas një kimioterapie.

Çfarë nevojitet të bëj për t’u përgatitur para këtij testi?

Të rriturit

Përgjithësisht nuk nevojitet ndonjë përgatitje para një skanimi tomografik. Një numër njerëzish gjejnë që skanimi i bën ata të ndjehen shumë klaustrofobi-kë, veçanërisht ata që bëjnë një skanim të kokës. Në qoftë se ju keni probleme në hapësira të kufizuara mund të doni ta diskutoni me mjekun tuaj para se të bëni testin. Mund t’ju jepen sedativë të lehtë. Bëjini të ditur mjekut në qoftë se keni alergji nga diçka.

Mund t’ju kërkohet të pini një lëndë kontrasti dhe të mos hani e pini disa orë para një skanimi abdominal. Kjo e lejon radiologun që të marrë një tablo më të mirë të zorërs së trashë.

Fëmijët dhe adoleshentët

Përgjithësisht fëmijëve dhe adoleshentëve iu jepen anestetikë ose sedativ i lehtë. Kjo bëhet për t’u siguruar që ata të rrinë shtrirë të qetë gjatë testimit, i cili mund të zgjasë edhe një orë. Në qoftë se fëmijës tuaj duhet t’i jepet një anestetik ju duhet të siguroheni që ai/ajo të mos hajë e pijë për 6 orë para testimit. Gjithashtu do t’ju jepet mundësia të flisni me një anesteziolog dhe do të kërkohet të jepni miratimin tuaj me shkrim. Fëmijët që kanë marrë një sedativ apo anestetik zakonisht mund të shkojnë në shtëpi 2 orë pas testimit, në qoftë se gjithçka ka shkuar mirë.

Çfarë ndodh gjatë testimit?

Pages: 1 2