Skanimi me anë të rezonancës magnetike: Imazheria e rezonancës magnetike

Imazheria me rezonancë magnetike është një test pa dhimbje i përdorur për të parë në brendësi të trupit pa përdorimin e rrezeve X. Ai përdor një magnet të madh, radiovalë të parrezikshme dhe një kompjuter për të prodhuar fotografi 2 ose 3 dimensionale. Valët e radios kalojnë përmes trupit tuaj dhe absorbohen nga disa prej indeve, të cilat nga ana e tyre ritransmetojnë radiovalë. Magneti vihet në funksionim herë pas here dhe lexohen radiovalët që transmetohen nga ju. Kompjuteri e mbledh këtë informacion dhe gjeneron një pamje. Indi i sëmurë jep një sinjal të ndryshëm nga indi i shëndetshëm dhe makina e zbulon këtë gjë.

Përse bëhet ky test?

Imazheria me rezonancë magnetike përdoret kur test-e më të thjeshtë dhe që nuk janë të kushtueshëm nuk arrijnë të përcaktojnë ndonjë diagnozë. Ajo siguron një tablo të hollësishme të çdo pjese të trupit dhe duke pasur një skanim me anë të imazherisë së rezonancës magnetike, disa nga testet më pak të këndshëm nuk ka nevojë të bëhen.

Çfarë nevojitet të bëj për t’u përgatitur për rezonancën magnetike

Skanimet me anë të rezonancës magnetike të trurit, indeve të buta ose zonave të kraharorit zakonisht nuk kërkojnë asnjë farë përgatitje speciale. Për skanimet e abdomeni-t dhe pelvisi-t, mund t’ju kërkohet të kufizoni ushqimin për disa orë para testimit.

Fusha magnetike e përdorur në imazherinë me rezonancë magnetike mund të ndikojë mbi disa objekte metalike. Ju duhet t’i tregoni mjekut që realizon testin në qoftë se ju keni ndonjë pajisje metalike të brendshme ose transplantim-e në trupin tuaj, si kllapa metalike në enët e gjaku-t në tru, një pacemaker ose një defibrilator të transplantuar, valvul-a artificiale të zemrës, një pajisje kontraceptive brenda në mitër ose çdo lloj trupash të huaj metalikë në sy apo gjetkë. Objektet metalike si këto mund të ndikojnë mbi imazhet e rezonancës magnetike. Gjithashtu ju do t’u kërkohet që të largoni të gjithë arturinat, orët dhe aparatet e dëgjimit dhe të largoni çdo pajisje metalike dentare.

Pages: 1 2