Skuqja e lëkurës ose puçërrosja

Puçërrosja ose skuqja e lëkurës, është një skuqje e dhimbshme dhe e kruajtshme e puçrrave të vogla e të kuqe në zonën e prekur. Kjo është diçka e zakonshme në zonat e ngrohta dhe me lagështirë.

Çfarë e shkakton skuqjen e lëkurës?

Puçrra është shkaktuar nga një bllokim dhe inflamacion i djersës gjatë kohës së ekspozimit ndaj nxehtësisë dhe lagështisë së lartë. Këto kanale të bllokuara shkaktojnë djersë në afërsi të indeve duke prodhuar një ndjenjë kruarjeje që lidhet me këtë gjendje.

Cilat janë simptomat e puçërrosjes?

  • Njolla të vogla të kuqe, të cilat zakonisht shfaqen në pjesët e trupit ku djersa mbledh, të tilla si në sqetull, nën gjoks, kraharor, ije, bërryla, gjunjë dhe bel;
  • Një ndjenjë kruarjeje  dhe pickimi;
  • Skuqje dhe ënjtje të butë të zonës së prekur.

Çfarë mund të bëni?

Trajtimi i skuqjeve të lëkurës është i thjeshtë dhe zakonisht nuk kërkon ndihmë mjekësore. Probleme të tjera të lidhura me nxehtësinë mund të jenë më të rënda. Prandaj:

  • Vishni rroba të lehta, të çelura dhe të buta. Shmangni rrobat që thithin nxehtësinë. Produktet natyrale prej pambuku janë më të mirat.
  • Qëndroni në ambjente me ajër të kondicionuar ose të freskta ose në ambjente të mirë ventiluara. Nëse është e nevojshme përdorni një freskore.
  • Bëni dushe ose banjo të shpeshta e të ftohta. Thajeni veten mirë pas larjes dhe përdorni pudër në zonat e prekura.
  • Përdorni locionin Calamine për të zbutur zonat e prekura, por shmangni përdorimin e vajrave ose kremrave – pasi ato e mbajnë lëkurën e butë dhe të lagësht dhe përkeqësojnë gjendjen.
  • Pyesni doktorin ose farmacistin rreth antihistaminikë-ve ose kremrave me dozë të vogël steroidesh.
  • Mos u kruani.